Hapet ekspozita e pestë e kapaciteteve eksportuese të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143582-hapet_ekspozita_e_pestë_e_kapaciteteve_eksportuese_të_iranit
Në Teheran u hap ekspozita e pestë e kapaciteteve eksportuese të Iranit me praninë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 07, 2023 16:19 Europe/Tirane
  • Hapet ekspozita e pestë e kapaciteteve eksportuese të Iranit

Në Teheran u hap ekspozita e pestë e kapaciteteve eksportuese të Iranit me praninë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi.

Mahdi Safari, sekretari për çështje të diplomacisë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi se në Ekspozitën e 5-të të Kapaciteteve Eksportuese të Republikës Islamike të Iranit (Expo 2023) marrin pjesë 750 kompani vendase dhe përfaqësuesit e 60 vendeve nga pjesë të ndryshme të botës kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të vizituar këtë ekspozitë.

Për vendet pjesëmarrëse në ekspozitën e pestë të kapaciteteve eksportuese të Republikës Islamike të Iranit (Expo 2023), Mahdi Safari tha: "Vendet e pranishme në këtë ekspozitë janë vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Rusia, Turqia, Kina dhe disa vende të tjera që janë ndër pjesëmarrësit në këtë event.

Ekspozita e pestë e kapaciteteve eksportuese të Republikës Islamike të Iranit (Expo 2023) ka nisur në 12 sektorë, duke përfshirë industrinë, mjekësinë, pajisjet elektroshtëpiake, ushqimin, petrokiminë dhe sektorë të tjerë.