Prodhimi i naftës së Iranit arriti në 2.65 milionë fuçi në ditë
(last modified Tue, 09 May 2023 13:57:40 GMT )
May 09, 2023 15:57 Europe/Tirane
  • Prodhimi i naftës së Iranit arriti në 2.65 milionë fuçi në ditë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi një reduktim prej 140 mijë fuçi të prodhimit ditor të naftës së OPEC në mars 2023, ndërsa deklaroi se prodhimi i naftës së Iranit këtë muaj mbeti i pandryshuar në krahasim me muajin e kaluar në nivelin 2 milionë e 650 mijë fuçi.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se në raportin e saj të fundit mujor për tregun botëror të naftës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se prodhimi total i naftës në vendet eksportuese të naftës (OPEC) në muajin e tretë të këtij viti ishte 29 milionë e 90 mijë fuçi në ditë. Prodhimi total i naftës i 13 anëtarëve të OPEC-ut në mars 2023 është ulur me 140 mijë fuçi në ditë krahasuar me muajin paraardhës.

Sipas këtij raporti, prodhimi i naftës së 8 anëtarëve të OPEC-ut, përfshirë Iranin, nuk ka ndryshuar në mars të këtij viti në krahasim me muajin e kaluar. 4 vende janë përballur me rënie të prodhimit dhe vetëm prodhimi i Venezuelës është rritur këtë muaj në krahasim me muajin e kaluar. Prodhimi i naftës së papërpunuar të Iranit në mars të këtij viti është shpallur 2.65 milionë fuçi në ditë. Irani kishte prodhuar të njëjtën sasi nafte edhe në muajin e kaluar. Irani kishte prodhuar 2 milionë e 630 mijë fuçi naftë në ditë në muajin e parë të këtij viti.

Algjeria, Angola, Iraku dhe Nigeria janë katër vendet prodhimi i të cilave u ul në mars dhe prodhimi i Iranit, Arabisë Saudite, Kongos, Guinesë Ekuatoriale, Gabonit, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Libisë mbeti i qëndrueshëm.

Tags