Përvjetori i ditës së Ferdousit, shkrimtarit dhe poetit të madh iranian
Sot, 15 Maji është dita e të urtit “Abulqasem Ferdousi”, eposit dhe poetit të madh iranian dhe dita e ruajtjes së gjuhës dhe letërsisë persiane.
Hakim Abolqasem Ferdousi, poeti i madh i Iranit, lindi në vitin 329 hixhri në qytetin Tos, në verilindje të Iranit. Në moshën 80-vjeçare, dhuntia poetike dhe pasioni i Hakim Ferdoësit për të ringjallur krenarinë kombëtare të Iranit çoi në krijimin e një kryevepre të madhe të quajtur Shahnameh. Shahnameja e Ferdousit, e cila ka rreth 50,000 vargje, është një përmbledhje e tregimeve kombëtare dhe historisë së lashtë të mbretërve të vjetër dhe luftëtarëve të mëdhenj të Iranit, ajo përshkruan veprat e tyre heroike së bashku me pushtimin dhe fitoren, burrërinë, guximin dhe fenë. Ferdousi është padyshim poeti më i madh persishtfolës dhe Shahnameja e tij është kryevepra e përjetshme më e vlefshme e gjuhës, mendimit dhe kulturës iraniane. Shumë studiues e kanë quajtur atë epikën më të madhe të botës. Çdo vit në shoqata dhe qarqe të ndryshme letrare nëpër botë dhe Iran nga fansat e Ferdousit mbahen shumë ceremoni në përkujtimin të këtij poeti persishtfolës.