Gjeneral Gha'ani: Regjimi sionist drejt rënies dhe shkatërrimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144484-gjeneral_gha'ani_regjimi_sionist_drejt_rënies_dhe_shkatërrimit
Komandanti i forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në një tubim për manifestimin e ditës së rezistencës dhe qëndresës, deklaroi: "Shembulli i qëndresës në Dezful gjatë periudhës së luftës imponuese Iran-Irak, nuk kufizohet vetëm me këtë qytet, sepse është shndërruar në një shembull".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 26, 2023 14:21 Europe/Tirane
  • Gjeneral Gha'ani: Regjimi sionist drejt rënies dhe shkatërrimit

Komandanti i forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në një tubim për manifestimin e ditës së rezistencës dhe qëndresës, deklaroi: "Shembulli i qëndresës në Dezful gjatë periudhës së luftës imponuese Iran-Irak, nuk kufizohet vetëm me këtë qytet, sepse është shndërruar në një shembull".

Ceremonia për manifestimin e ditës së rezistencës së popullatës së qytetit Dezful të Iranit u zhvillua të enjten në muzeun kombëtar të Revolucionit Islamik dhe Mbrojtjes së Lavdishme në Teheran, në preni të gjeneral Esmail Gha'ani, komandanti i forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Esmail Gha'ani, komandanti i forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik, në këtë ceremoni deklaroi: "Në asnjë periudhë sikur tani nuk është realizuar sukses kaq i madh i rezistencës dhe nuk është shtuar kaq shumë fuqia e Frontit të Rezistencës kurse në anën tjetër, regjimi sionist në asnjë periudhë nuk ka qenë më i dobësuar dhe më i zhytur në kriza të ndryshme. Regjimi sionist sot në përmasa të mëdha dhe të shpejta është duke u dobësuar dhe po shkon drejtë rënies e shkatërrimit dhe pikërisht gjatë këtyre ditëve, në Bregun Perëndimor për çdo ditë po kryhen rreth 30 operacione të rezistencës palestineze kundër sionistëve të cilat që të gjitha kanë rrënjë në rezistencën e popullit të Iranit".