Raisi: Marrëdhëniet midis Iranit dhe Omanit janë përmirësuar nga tregtia në investime
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin e përbashkët të delegacioneve të rangut të lartë të Iranit dhe Omanit theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Omanit janë përmirësuar nga ato tregtare në investime.
Sipas IRNA, presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi, në këtë takim diskutoi për kapacitetet e dy vendeve në sektorët e industrisë, tregtisë, komunikimit, çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë, linjave rrugore dhe hekurudhore, transportit detar dhe tranzit, shkëmbimeve financiare dhe monetare dhe energjia, të cilat i cilësoi ndër fushat e përshtatshme për zgjerimin e bashkëpunimit. Ai gjithashtu theksoi finalizimin e fondit të përbashkët të mbështetjes për zhvillimin e investimeve. Raisi gjithashtu vuri në dukje qëndrimet e përbashkëta të të dy vendeve për çështjet që kanë të bëjnë me Jemenin dhe Palestinën dhe vlerësoi rolin e Omanit dhe veçanërisht të Sulltan Haitham bin Tarikut në përpjekjen për të arritur të drejtat e popullit jemenas si dhe popullit palestinez dhe bëri thirrje për vazhdimin serioz të këtij roli. Në këtë takim, sulltani i Omanit, Haitham bin Tarik, shprehu mirënjohjen për ftesën dhe pritjen e ngrohtë të Presidentit të Iranit, si dhe theksoi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal. Duke i kushtuar vëmendje pozicionit të veçantë të Republikës Islamike të Iranit dhe zhvillimit të bashkëpunimit transit midis dy vendeve, zgjerimi i linjave detare, rritja e transaksioneve monetare dhe bankare dhe shkëmbimeve të energjisë ishin ndër temat kryesore të negociatave të anëtarëve të delegacioneve të rangut të lartë iranian dhe të Omanit. Gjatë vizitës zyrtare të Sulltanit të Omanit “Haitham bin Tarik” në Iran, zyrtarët e dy vendeve nënshkruan 4 dokumente në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve, bashkëpunimit në zonat e lira dhe bashkëpunimit në fushën e energjisë.