Krerët e Iranit dhe Omanit përgatisin dokumentin e bashkëpunimeve strategjike
Në deklaratën përfundimtare të vizitës zyrtare të sulltanit të Omanit në Iran, krerët e të dy vendeve, Iranit dhe Omanit kanë rënë dakord për përgatitjen e dokumentit për bashkëpunime strategjike në fusha të ndryshme.
Krerët e Iranit dhe Omanit në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe në kuadër të themelimit të parimeve dhe kornizës për ruajtjen dhe vazhdimin e këtyre marrëdhënieve, kanë kërkuar nga autoritetet qeveritare që ndërmarrin veprimet e nevojshme për përpilimin e dokumentit të bashkëpunimeve strategjike në fusha të ndryshme dhe nënshkrimin e tij sa më shpejtë me qëllim që të forcohen bashkëpunimet dhe interesat reciproke.
Zyra për informim e Presidencës së Iranit ka njoftuar se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Hajtham bin Tarik Ale Sa'id, sulltani i Omanit, në fund të vizitës së këtij të fundit në Teheran, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.
Në deklaratën përfundimtare të vizitës zyrtare të sulltanit të Omanit në Iran, të dy palët duke theksuar mbi rolin konstruktiv të sektorit privat të dy vendeve, ka theksuar edhe nevojën e aktivizimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe bashkëpunimit për arritjen e marrëveshjeve të reja të cilat do të nënshkruhen në kuadër të interesave të përbashkëta të dy vendeve.
Të dy palët në këtë deklaratë, duke shprehur interesim për zgjerimin e marrëdhënieve për çdo ditë e më tepër në të ardhmen, kanë theksuar për formimin e komisioneve të përbashkëta dhe shkëmbimin e grupeve punuese dhe zhvillimin e takimeve të ndryshme me qëllim ndjekjen dhe zbatimin e këtij procesi.
Sulltani i Omanit, Hajtham bin Tarik Ale Sa'id në këtë deklaratë, duke vlerësuar shumë pozitive politikën e fqinjësisë së mirë të qeverisë së Iranit ndaj vendeve të rajonit, ka deklaruar se bashkëpunimi i afërt i vendeve të rajonit të Gjirit Persik bëhet shkak për forcimin e stabilitetit dhe paqes rajonale.