Irani prezanton raketën hipersonike "Fatah"
Raketa hipersonike e forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit u prezantua sot (e martë) me emrin "Fatah".
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se raketa hipersonike "Fatah" e forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit u prezantua mëngjesin e sotëm (e martë) në prani të Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, gjeneralmajor Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik dhe funksionarëve të tjerë shtetëror dhe ushtarak në selinë e kësaj force si dhe gjeneral brigade Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.
Vlen të theksohet se raketat hipersonike janë ndër armët dhe pajisjet më të moderne që prodhohen dhe përdoren sot nga fuqitë e mëdha si Amerika, Rusia dhe Kina. Shpejtësia e raketave hipersonike kur lëshohen, është midis 5 dhe 25 herë më e madhe se shpejtësia e zërit, e cila është midis 1.6 dhe 8 km/s. Me fjalë të tjera, duhet thënë se shpejtësia minimale e raketave hipersonike është 3500 milje në orë (5633 kilometra në orë), që është rreth një milje në sekondë.
Shpejtësia hipersonike (shpejtësia e zërit 5 deri në 25), bllokimi i valëve të radios, manovrimi i lartë dhe ndryshimi i drejtimit, fshehja nga radarët dhe paparashikueshmëria e rrugës janë karakteristikat kryesore të raketave hipersonike. Këto raketa përdoren për të shkatërruar objektiva që ndodhen në distanca të largëta ose objektiva që duhet të shkatërrohen shpejt. Avionët luftarakë strategjikë si B-52 dhe sistemet e mbrojtjes raketore me rreze të gjatë janë ndër këto objektiva. Motorët e raketave hipersonike janë motorë "Scram Jet" që mund t'i shtyjnë ato në shpejtësi më të larta për të goditur objektivat.