Pajisjet mjekësore të Iranit eksportojnë në Indi dhe Rusi
(last modified Fri, 09 Jun 2023 14:11:44 GMT )
Qershor 09, 2023 16:11 Europe/Tirane
  • Pajisjet mjekësore të Iranit eksportojnë në Indi dhe Rusi

Kreu i Organizatës së Ushqimit dhe Barnave pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit njoftoi për eksportin e pajisjeve mjekësore nga Irani në Indi dhe Rusi.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sejed Hejdar Muhamedi, kreu i Organizatës së Ushqimit dhe Barnave pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, vizitoi një kompani të prodhimit të pajisjeve mjekësore në Tabriz, kryeqyteti i provincës Azarbajxhani Lindor, në veriperëndim të Iranit, dhe duke iu referuar vëmendjes së veçantë të Organizatës së Ushqimit dhe Barnave të Iranit për të lehtësuar eksportin e barnave dhe pajisjeve mjekësore, deklaroi: "Organizata e Ushqimit dhe Barnave të Iranit ka një interes të veçantë në përshpejtimin e procesit të eksportit dhe është krijuar një zyrë në kuadër të zyrës presidenciale për të lehtësuar eksportin dhe zhvillimin e teknologjive".

Kreu i Organizatës së Ushqimit dhe Barnave të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit shtoi: "Janë krijuar kapacitete të përshtatshme për eksportin e pajisjeve mjekësore iraniane në Indi dhe Rusi dhe për këtë qëllim, ambasadat iraniane në vende të ndryshme kanë bashkëpunimin e duhur në këtë fushë".

 

Tags