Gjermania i bashkohet grupit të importuesve të naftës nga Irani
Gjermania i është bashkuar grupit të importuesve të naftës iraniane.
Pavarësisht sanksioneve të paligjshme amerikane kundër Iranit, studimet tregojnë se tendenca e rafinerive evropiane për të anashkaluar këto sanksione dhe për të kundërshtuar politikat armiqësore të Uashingtonit ndaj Teheranit është rritur.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se informacionet e fundit nga Qendra Evropiane e Statistikave (Eurostat) tregojnë se Gjermania importoi 69.737 tonë naftë bruto ose produkte nafte nga Irani për herë të parë në 5 vitet e fundit, në mars të këtij viti.
Herën e fundit, në tetor 2018, një ngarkesë prej 10,000 ton naftë bruto ose produkte nafte u eksportua nga Irani në Gjermani.
Në bazë të këtij burimi, Bullgaria, si një tjetër anëtare e Bashkimit Evropian, ka importuar 147 tonë naftë bruto ose produkte naftore nga Irani në tremujorin e parë të këtij viti.
Eurostat ka deklaruar në raportin e tij se importi total i naftës së BE-së nga Irani në këtë periudhë arriti në 69,884 tonë, sasi kjo që nuk është regjistruar që nga viti 2018, kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Të dhënat e Qendrës Evropiane të Statistikave tregoi gjithashtu se në vitin 2022, tre vendet Bullgaria, Rumania dhe Polonia kanë importuar gjithsej 4181 tonë naftë bruto ose produkte nafte nga Irani.