Qershor 19, 2023 17:17 Europe/Tirane
  • Raisi: Sionistët synojnë t'i shkatërrojnë shpresën rinisë palestineze

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës dhe një grup liderësh të kësaj lëvizjeje, theksoi se sionistët synojnë të shkatërrojnë shpresën e rinisë palestineze.

Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, Zijad Nakhale dhe një grup liderësh të kësaj lëvizjeje, tha: "Dikur shpresa e një pjese të konsiderueshme të popullit palestinez për t'u çliruar pushtimi i regjimit sionist, ishte në tryezën e negociatave, por sot të gjithë palestinezët madje edhe përkrahësit e negociatave kanë lidhur shpresat te luftëtarët dhe forcat e rezistencës".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se presidenti iranian shtoi: "Sot luftëtarët e rezistencës palestineze po ndërmarrin veprime konkrete dhe kjo fitore e madhe është një dhuratë nga Zoti i madhëruar, e cila i është dhënë kombit krenar palestinez si rezultat i durimit përballë vështirësive dhe rezistencës ndaj shtypjes dhe tiranisë së regjimit sionist dhe mbështetësve të tij".

Sejed Ebrahim Raisi tha se "shkatërrimi i shpresë së brezit të ri të Palestinës për rimarrjen e territoreve të pushtuara" është një nga qëllimet e sionistëve në përpjekjen për të normalizuar marrëdhëniet me disa shtete arabe dhe islamike dhe shtoi: "Këto përpjekje nuk do të kenë sukses sepse kundërshtarët e parë dhe më seriozë të këtij normalizimi të marrëdhënieve janë qytetarët e vetë atyre vendeve".

Presidenti iranian duke thënë se sot kombi palestinez është më i bashkuar se kurrë më parë dhe në anën tjetër, shoqëria izraelite është më e përçarë dhe më e ndarë se kurrë më parë dhe janë shfaqur shenjat e shkatërrimit të regjimit sionist, deklaroi: "Sot zemrat e njerëzve të botës, nga kombet e rajonit e deri te qytetarët e vendeve të Amerikës Latine, janë me ju dhe kjo është një mirësi e Zotit dhe bekimi i gjakut të dëshmorëve të lëvizjes së rezistencës, si gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani. Fitorja përfundimtare është shumë afër dhe i përket kombit krenar palestinez".

Zijad Nakhale gjithashtu në këtë takim deklaroi se kombi palestinez vlerëson lartë mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Islamike të Iranit dhe tha: "Republika Islamike e Iranit sot është një vend i rëndësishëm dhe vendimtar në ndërveprimet rajonale dhe ndërkombëtare".

Tags