Amir Abdollahian takohet me homologun e tij kuvajtian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145740-amir_abdollahian_takohet_me_homologun_e_tij_kuvajtian
Ministri i Jashtëm i Iranit dje u takua dhe shkëmbeu mendime me homologun e tij kuvajtian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 22, 2023 08:08 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian takohet me homologun e tij kuvajtian

Ministri i Jashtëm i Iranit dje u takua dhe shkëmbeu mendime me homologun e tij kuvajtian.

Sipas IRNA, ministri i Jashtëm Hussein Amir Abdollahian të mërkurën u takua me Sheikh Salem Abdullah Al-Jaber Al-Sabah, ministër i Punëve të Jashtme të Kuvajtit. Ministri i Punëve të Jashtme më herët ka vizituar Katarin dhe Omanin dhe ka takuar zyrtarët e këtyre vendeve me të cilët ka diskutuar për çështjet më të rëndësishme dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.