Turneu rajonal i Amir Abdollahian; Sezoni i ri i bashkëpunimit dypalësh
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Hussein Amir Abdollahian, udhëtoi në 4 vende të rajonit përkatësisht Katar, Oman, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Udhëtimet e Amir Abdollahian janë në përputhje me hapjen e portës që u krijua në marrëdhëniet midis Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve arabe. Pas marrëveshjes së fundit midis Arabisë Saudite dhe Iranit për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, midis vendeve të rajonit filloi një tendencë për zgjerimin e marrëdhënieve me Teheranin dhe në të njëjtin drejtim janë bërë edhe këto udhëtime rajonale. Lidhur me këtë, Ministri i Punëve të Jashtme Hussein Amir Abdollahian, pas udhëtimit të tij në Doha, në një postim në Twitter shkroi: “Vazhdimi i zgjerimit të gjithanshëm të marrëdhënieve me fqinjët është një nga boshtet themelore në doktrinën e balancimit të politikës së jashtme të qeverisë”. Me këtë politikë fqinjët e Iranit do të përfitojnë nga kapacitetet e rëndësishme ekonomike, tregtare dhe politike. Amir Abdollahian gjithashtu në një deklaratë në Emiratet tha: "Bashkëpunimi i Republikës Islamike të Iranit me vendet e kufirit jugor të Gjirit Persik ka hyrë në një kapitull të ri". Një çështje tjetër është se udhëtimet e Amir Abdollahian në 4 vende arabe janë bërë me qëllim zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Iranit dhe këtyre vendeve. Në këto udhëtime rajonale, përveç takimit dhe konsultimit me homologët e tij, Amir Abdollahian u takua dhe diskutoi edhe me Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emirin e Katarit, Ahmed Naëaf Al Ahmad Al Sabah, Kryeministrin e Kuvajtit dhe Sheikh Mohammed bin Zayed, kreun e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas Amir Abdollahian, në këto takime në axhendën e diskutimeve të zyrtarëve të Iranit dhe të këtyre vendeve janë parashtruar çështjet dypalëshe. Një tjetër pikë është se gjatë udhëtimit në Katar dhe Oman, u shqyrtua procesi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Iranit, me zyrtarët e lartë të këtyre dy vendeve. Raisi vizitoi Omanin vitin e kaluar, dhe së fundmi Irani u vizitua nga Haitham bin Tariq Sulltani i Omanit. Raisi udhëtoi në Katar në shkurt 2022 dhe Sheikh Tamim, Emiri i Katarit, gjithashtu udhëtoi në Teheran në maj 2023. Megjithatë, këto udhëtime janë efikase që palët të çojnë përpara zgjerimin e marrëdhënieve mes tyre. Lidhur me këtë, Hussein Amir Abdollahian vuri në dukje se ndjekja e marrëveshjeve të nënshkruara nga presidenti me zyrtarët e lartë të Omanit dhe Katarit ishte në axhendën e takimeve të tij dhe tha se në këto takime kemi diskutuar dhe shkëmbyer mendime për heqjen e pengesave dhe lehtësimin marrëdhënieve ekonomike, tregtare, turistike, bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik. Ndjekja e çështjeve që lidhen me iranianët që jetojnë në Katar, Oman, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte një tjetër çështje e diskutuar gjatë udhëtimeve të Amir Abdollahian. Iranianët kanë më shumë probleme në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe sesa në dy vendet e tjera. Në këtë drejtim, ka disa probleme që lidhen me aktivitetin dhe prezencën e iranianëve në vende si Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne ramë dakord që këto probleme të zgjidhen shpejt përmes formimit të një komisioni konsullor, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm. Kapacitetet e iranianëve mundë të përdoren për të zhvilluar tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, shtoi ai. Një tjetër pikë është se çështjet që lidhen me negociatat e Iranit me Perëndimin ishin ndër temat e rëndësishme të diskutuara në udhëtimin e Amir Abdollahian në 4 vende arabe. Katari dhe Omani janë dy vende që kanë ndërmjetësuar shumë herë për rezultatin e negociatave mes Iranit dhe Perëndimit. Duke pasur parasysh se kohët e fundit u publikuan lajme për bisedimet mes Ali Bagheri Kani, zëvendësministrit politik të punëve të jashtme dhe negociator i lartë i Iranit, me Enrique Mora, zëvendësshefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe koordinator i negociatave për ringjalljen e JCPOA në Doha, Katar, duket se kjo ishte në axhendën programit të udhëtimit të Amir Abdollahian, veçanërisht në Katar dhe Oman.