Amir Abdollahian kthehet në Teheran, përfundon turneu i tij rajonal
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145796-amir_abdollahian_kthehet_në_teheran_përfundon_turneu_i_tij_rajonal
Z. Hussein Amir Abdollahian, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten u nis nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Teheran pas një udhëtimi treditor në kryeqytetet e katër vendeve të Gjirit Persik: Katar, Oman, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 23, 2023 11:41 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian kthehet në Teheran, përfundon turneu i tij rajonal

Z. Hussein Amir Abdollahian, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten u nis nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Teheran pas një udhëtimi treditor në kryeqytetet e katër vendeve të Gjirit Persik: Katar, Oman, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian të enjten u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Teheran pas një udhëtimi tre-ditor në kryeqytetet e katër vendeve të Gjirit Persik (Katar, Oman, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe). Ministri i Punëve të Jashtme Hussein Amir Abdollahian vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Iranit në Dubai dhe mori pjesë në një takim të përbashkët për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime me zyrtarë të organizatave dhe institucioneve iraniane aktive në Emiratet e Bashkuara Arabe.   Në programin e fundit të udhëtimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Amir Abdollahian vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës Islamike të Iranit në Dubai dhe u njoh nga afër me aktivitetet e përfaqësisë së vendit, veçanërisht me shërbimet konsullore të kësaj përfaqësie për iranianët dhe qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera. Në një pjesë tjetër të qëndrimit në Dubai, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit mori pjesë edhe në një konsultim dhe shkëmbim mendimesh me zyrtarë të institucioneve dhe organizatave iraniane aktive dhe me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u njoftua për aktivitetet dhe statusin e tyre.