Anija ruse raketahedhëse ankorohet në portin Anzali
Një anije raketahedhëse ruse e quajtur Makhachkala u ankorua në portin Anzali.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, qëllimi i udhëtimit të kësaj anije ruse në veri të Iranit është të zbatojë vendimet e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ushtarak të selisë së forcave detare, për kryerjen e vizitave portuale dhe përmirësimin e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve në sektorin detar dhe zhvillimi i diplomacisë detare. Takimi me komandantin e Flotës Veriore të Iranit, vizita në qytetin Anzali dhe zonën e lirë të këtij qyteti, mbajtja e garave sportive dhe ushtrime ushtarake, janë ndër programet e planifikuara për këtë anije ruse. Irani dhe Rusia ndajnë interesa strategjike në fushat të ndryshme, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si përballja me unilaterizmin amerikan dhe kjo ka qenë një nga faktorët kryesorë të bashkëpunimit të ngushtë mes dy palëve në vitet e fundit.