Amerika grabit assetet e bllokuara të kombit iranian
Sistemi gjyqësor amerikan ka votuar edhe një herë në favor të grabitjes dhe plaçkitjes së pasurive të konfiskuara të Iranit në Shtetet e Bashkuara dhe i ka dhënë pasuritë e popullit iranian Masih Alinjad, një anti-revolucionare e arratisur që jeton në Shtetet e Bashkuara.
Të dielën, Masih Alinjad ka publikuar në faqen e saj në Tëitter një fotografi të aktgjykimit të Gjykatës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka njoftuar se kjo gjykatë ka vendosur në favor të saj për akuzën e arrestimit të vëllait të saj Alireza Alinjad. Sipas Masih Alinjad, Gjykata Federale e ka dënuar Republikën Islamike me gjithsej 3 milionë e 325 mijë dollarë. Ajo pretendoi se do të refuzonte ta merrte këtë shumë. Kërkesa fillestare e Masih Alinjad ishte që të merrte 500 milionë dollarë kompensim nga Irani. Gjëja interesante është se njoftimi i tërheqjes së saj nga marrja e dëmshpërblimit ndodhi pasi elementë të tjerë anti-revolucionarë iranianë jashtë vendit e kritikuan ashpër atë për marrjen e asseteve të popullit iranian të cilin ajo pretendon se e mbështet. Çështja e rëndësishme në ankesën e Masih Alinjad është pretendimi i saj i çuditshëm për të marrë dëmshpërblim nga Irani me pretekstin e arrestimit të vëllait të saj në Iran. Në thelb, shtrohet kjo pyetje se çfarë lidhje mund të ketë arrestimi i një personi dhe ankesa e një personi tjetër në një vend të huaj me marrjen e dëmshpërblimit? Ajo pretendon se vëllai i saj është një shkrimtar dhe redaktor që jeton në Iran. Ai u arrestua për shkak të aktiviteteve të motrës së tij kundër qeverisë së Republikës Islamike dhe vëllai i vet nuk kishte kryer asnjë krim. Në të njëjtën kohë, në Gjykatën e shkallës së parë Alireza, vëllai i Masih Alinjadit është dënuar për këshillat e tij në avancimin e qëllimeve kriminale të rrjetit të motrës së tij. Alireza, vëllai i Masih Alinjadit, ka qenë në kontakt me të që nga fillimi i largimit të saj nga Irani e deri në momentin e arrestimit të tij. Ndër rastet e tjera të ngritura në dosjen e këtij personi është edhe marrëdhënia me elementë të dënuar, spiun dhe të dyshuar të sigurimit, të cilët janë arratisur jashtë vendit. Për këto raste ka edhe fakte dhe dokumente të qarta. Alireza Alinjad u arrestua në vitin 2018 dhe në vitin 2019 ai u dënua me 8 vjet burgim. Një çështje tjetër e rëndësishme është se Masih Alinjad është një nga elementët antirevolucionarë me bazë në SHBA, e cila ka folur hapur për nevojën e rrëizmit të Iranit dhe është përfaqësuese e partive kurde separatiste iraniane në Shtetet e Bashkuara. Ajo është një predikuese e ndarjes dhe coptimit t ë Iranit dhe kjo është një çështje që edhe aktivistët e huaj anti-iranianë e kanë pranuar. Lidhur me këtë, “Caroline Forrest”, drejtoresha feministe franceze dhe një nga kolumnistet e revistës Charlie Hebdo, e cila botoi karikatura në të cilat fyente Profetin e Islamit (a.s.) dhe njihet për qëndrimet anti-islame dhe për mbështetjen e të drejtave të homoseksualëve, duke publikuar një postim në Tëitter njoftoi për vizitën e Masih Alinjad në Francë në vitin 2022. Forest në një postim në Tëitter shkroi se Alinejad shkoi në Francë si përfaqësuese e organizatës "Drejtësia për kurdët", një nga organizatat me bazë në Amerikë që punon në përputhje me qëllimet e partive separatiste kurde. Para kësaj, një institut sigurie i lidhur me regjimin sionist, i cili funksionon nën emrin "Washington Think Tank", i kishte dhënë një çmim Masih Alinjad për "përpjekje për të siguruar interesat e Amerikës dhe sionistëve në rajon". Vitet e fundit Masih Alinjad konsiderohet si një nga simbolet sabotuese jashtë vendit, sjelljet dhe pozicionet e së cilës japin një tregues të qartë të natyrës dhe kontekstit të veprimeve të saj. Gjatë fushatës së presionit maksimal të Trump, ajo u takua me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe mbështeti zgjerimin e sanksioneve kundër Iranit.