Komandanti iranian: SHBA-ja "padron i piratëve të botës"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147468-komandanti_iranian_shba_ja_padron_i_piratëve_të_botës
Një komandant i lartë iranian ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se Irani po destabilizon rajonin e Gjirit Persik dhe në vend të kësaj e cilësoi Uashingtonin si burimin e pasigurisë në rajon dhe si "pardon i piratëve të botës".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 11, 2023 20:24 Europe/Tirane
  • Komandanti iranian: SHBA-ja

Një komandant i lartë iranian ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se Irani po destabilizon rajonin e Gjirit Persik dhe në vend të kësaj e cilësoi Uashingtonin si burimin e pasigurisë në rajon dhe si "pardon i piratëve të botës".

Gjeneral brigade Abolfazl Shekarchi, zëdhënësi i Forcave të Armatosura iraniane, tha se SHBA po destabilizon rajonin dhe po grabit burimet e tij, por njëkohësisht e akuzon Iranin për destabilizimin e fqinjëve. “Amerikanët na akuzojnë për krijimin e pasigurisë në Gjirin Persik. Kjo ndodh ndërkohë që Gjiri Persik është shtëpia e vendeve të rajonit. Dikush duhet të pyesë amerikanët ‘çfarë pune keni këtu?” tha ai. Gjeneral brigade Shekarchi i referohej akuzave të SHBA-së se aktivitetet rajonale të Iranit destabilizojnë rajonin. Javën e kaluar, ushtria amerikane njoftoi se ka vendosur më shumë se 3,000 forca në rajon për të mbrojtur anijet nga ato që pretendohet të jenë ngacmimet dhe përpjekjet e Iranit për kapjen e tyre. "Një nga kërkesat e këtij rajoni është siguria dhe Republika Islamike e Iranit është në ballë të garantimit të sigurisë në rajon dhe po paguan kostot për të. Angazhimi i Iranit synon vendosjen e sigurisë, jo të pasigurisë." tha ai. "Shtetet e Bashkuara janë pikërisht në anën e kundërt dhe veprimet e tyre kanë për qëllim krijimin e pasigurisë; SHBA është padroni i piratëve të botës... Pra, është racionale të përballemi me këtë pirateri dhe kjo nuk mund të quhet krijim i pasigurisë." “Masat tona nuk kanë për qëllim të krijojnë pasiguri”, tha komandanti iranian, duke shtuar se vendet nuk duhet të lejojnë që SHBA të kërcënojë rrugët ujore dhe të prishë tregtinë e lirë ndërkombëtare në rajon dhe të sakrifikojë interesat e të tjerëve për interesat e veta. Gjenerali Shekarchi tha se fakti është se Irani po bën çmos për të mbrojtur sigurinë rajonale, duke përfshirë mbajtjen e stërvitjeve detare në Gjirin Persik. “Edhe nëse jemi burim kërcënimi, kjo është kundër SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe regjimit sionist dhe jo vendeve të rajonit, pasi ne kemi interesa të përbashkëta me kombet e rajonit”, tha ai.