Anëtarësimi zyrtar i Iranit në BRICS; Mesazhet dhe pritjet
Republika Islamike e Iranit u bë zyrtarisht anëtare e BRICS pas antarsimit në organizatën Shangai. Historia e BRICS daton përprapa vitit 2001.
Katër fuqitë ekonomike në zhvillim të botës, përfshirë Brazilin, Rusinë, Kinën dhe Indinë, propozuan krijimin e grupit BRICS. Më në fund, Grupi BRIC u krijua zyrtarisht më 16 qershor 2009 dhe me shtimin e Afrikës së Jugut më 21 shtator 2010, emri i tij u ndryshua nga BRIC në BRICS. Samiti i 15-të i BRICS u mbajt nga e marta e kaluar deri të enjten në distriktin Sandton të Johanesburgut në Afrikën e Jugut. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, mbërriti në këtë vend mëngjesin e së enjtes me ftesë zyrtare të z. Cyril Ramaphosa, President i Afrikës së Jugut, për të marrë pjesë në samitin e BRICS. Në këtë takim, në një konferencë të përbashkët për shtyp me liderët e Rusisë, Kinës, Brazilit dhe Indisë, Presidenti i Afrikës së Jugut njoftoi marrëveshjen e grupit BRICS me Iranin, Argjentinën, Arabinë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Etiopinë që t’i bashkohen këtij grupi. Anëtarësimi i Iranit në grupin BRICS mund të quhet arritja e tretë më e rëndësishme e qeverisë së 13-të iraniane në politikën e jashtme. Anëtarësimi në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe rivendosja e marrëdhënieve me Arabinë Saudite ishin dy arritje të tjera të qeverisë në fushën e politikës së jashtme. BRICS është një aleancë transkontinentale dhe anëtarë të tij janë vendet nga kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Evropës, secila prej të cilave janë fuqi në zhvillim në ekonominë botërore. Dy nga anëtarët e tij, Rusia dhe Kina, janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe kanë të drejtën e vetos dhe kjo e shton pozitën e këtij grupi. Mesazhi i rëndësishëm i antarësimit të Iranit në organizatën Shangai dhe BRICS është se politika e izolimit të Iranit në sistemin botëror jo vetëm që ka dështuar, por forcimi i marrëdhënieve me Iranin në fakt është mirëpritur, veçanërisht nga fuqitë e mëdha dhe ato në zhvillim. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir Abdollahian, deklaroi se anëtarësimi i Iranit në BRICS është anulim i sanksioneve dhe i izolimit të Iranit dhe një mundësi për të zgjeruar marrëdhëniet politike dhe shkëmbimet tregtare. Ai gjithashtu shkroi: Vendet e BRICS me një popullsi prej më shumë se 3 miliardë njerëz, që është 40% e popullsisë së botës dhe që kanë një sipërfaqe të barabartë me një të tretën e tokës, kanë një kapacitet të rëndësishëm për bashkëpunim dypalësh me Republikën Islamike të Iranit dhe reciprokisht, kapacitetet e vlefshme të Iranit, duke përfshirë pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik, burimet e pasura energjetike, fuqinë punëtore eksperte dhe efikase, progresin e dukshëm në fusha të ndryshme dhe stabilitetin e qëndrueshëm politik, janë në interes të anëtarëve të BRICS. Pasoja e rëndësishme e anëtarësimit zyrtar të Iranit në BRICS është se neutralizimi i sanksioneve amerikane dhe evropiane bëhet më i mundur sesa në të kaluarën. Kazem Jalali, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi, në faqen e tij sociale për anëtarësimin e Iranit në grupin BRICS shkroi: Pranimi i anëtarësimit në BRICS u arrit përmes ndërveprimit të ngushtë dhe të ndërtimit të besimit me anëtarët dhe themeluesit kryesorë të tij, i cili hap mundësi të reja në dinamikën e politikës së jashtme të Iranit dhe ofron mundësi të shumta në rrugën e zhvillimit dhe përballjes me presionin dhe sanksionet e Perëndimit. Një nga qëllimet e BRICS është largimi nga dollari si monedhë standarde e tregtisë ndërkombëtare. Republika Islamike e Iranit, e cila me synimin për të neutralizuar sanksionet amerikane, po planifikon të tregtojë me monedha kombëtare ose monedha të tjera përveç dollarit, mund të përfitojë nga kjo politikë e BRICS. Duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e tregtisë së energjisë në botë bëhet në dollarë, zgjerimi i BRICS do të forcojë aftësinë e tij për të promovuar tregtinë në monedha alternative, shkruante në një raport faqja e internetit Bloomberg News.