Irani shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e konflikteve në rajonin e Karabakut
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në përgjigje të zhvillimeve në rajonin e Karabakut, shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e konflikteve në këtë rajon.
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Azerbajxhanit përmes një komunikate njoftoi se si kundërpërgjigje ndaj operacionit të vendosjes së minave të Armenisë në vijat kufitare, të martën ka shënjestruar pozicionet e forcave armene në këtë zonë. Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Azerbajxhanit, akti i Armenisë për vendosjen e minave është shkelje e marrëveshjes trepalëshe të Moskës nga qeveria e Jerevanit dhe thuhet: “Aksioni i vendosjes së minave është kryer nga armenët në rrugën Fozuli dhe për pasojë u vranë dy civilë azerbajxhanas. Sipas IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, shprehu shqetësimin e tij për përshkallëzimin e konflikteve në rajonin e Karabakut dhe kërkoi që të gjitha palët të respektojnë kushtet e marrëveshjes së armëpushimit dhe t'i zgjidhin çështjet përmes dialogut. Kanani edhe një herë theksoi qëndrimet parimore të Iranit në lidhje me këtë konflikt dhe shtoi se Republika Islamike e Iranit e konsideron Karabakun si pjesë të Republikës së Azerbajxhanit dhe beson se çështjet e tij, duke përfshirë të drejtat dhe sigurinë e banorëve të tij, duhet të zgjidhen me diplomaci dhe dialog. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit edhe një herë theksoi rolin e vendeve të rajonit për të ndihmuar në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të mbajtur një takim 3+3 në këtë drejtim.