Ambasadori iranian në Armeni, takohet me refugjatët e rajonit të Karabakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149264
Mehdi Sobhani, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Armeni, gjatë udhëtimit të tij njëditor në provincën Sivnik, e cila u krye për të dhuruar dërgesën e ndihmave humanitare nga Irani për autoritetet lokale, u takua me një numër të personave të zhvendosur nga Karabaku të cilët janë vendosur në qytetin Kapan.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 04, 2023 11:16 Europe/Tirane
  • Ambasadori iranian në Armeni, takohet me refugjatët e rajonit të Karabakut

Mehdi Sobhani, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Armeni, gjatë udhëtimit të tij njëditor në provincën Sivnik, e cila u krye për të dhuruar dërgesën e ndihmave humanitare nga Irani për autoritetet lokale, u takua me një numër të personave të zhvendosur nga Karabaku të cilët janë vendosur në qytetin Kapan.

Sipas IRNA; Në këtë takim Mehdi Sobhani, duke u njohur me gjendjen më të fundit të refugjatëve, u ul pranë refugjatëve dhe u njoh me problemet dhe vështirësitë e  tyre. Pas sulmit ushtarak të Republikës së Azerbajxhanit në Karabak për të marrë kontrollin e këtij rajoni, autoritetet armene ranë dakord të ulin armët dhe t'ua dorëzonin ato forcave paqeruajtëse ruse. Që atëherë, populli armen i Karabakut, i cili ka jetuar atje për rreth tre dekada, u largua nga ky rajon dhe shkoi në Armeni. Sipas njoftimit të qeverisë së Jerevanit, pothuajse të gjithë armenët që jetojnë në Karabak, numri i të cilëve është 120 mijë, kanë hyrë në Armeni.