Gjeneral Safavi: Mbështesim operacionin "Stuhia Al Aksa"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149390-gjeneral_safavi_mbështesim_operacionin_stuhia_al_aksa
Këshilltari i liderit të Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar: "Mbështesim operacionin "Stuhia Al-Aksa" dhe jemi të sigurt se i gjithë fronti i rezistencës do të mbështesë këtë çështje".
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Tetor 07, 2023 17:02 Europe/Tirane
  • Gjeneral Safavi: Mbështesim operacionin

Këshilltari i liderit të Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar: "Mbështesim operacionin "Stuhia Al-Aksa" dhe jemi të sigurt se i gjithë fronti i rezistencës do të mbështesë këtë çështje".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Sejed Jahja Rahim Safavi, këshilltari i lartë i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në sesionin e gjashtë të konferencës ndërkombëtare për solidaritet me fëmijët palestinezë të organizuar në Teheran, deklaroi: "Deri në çlirimin e Palestinës dhe Kudsit të shenjtë, do të qëndrojmë përkrah rezistencës së Palestinës".

Gjeneral Safavi duke thënë se ne për çdo ditë po vërejmë vrasjen e organizuar të fëmijëve palestinezë nga forcat ushtarake sioniste, shtoi: "Vrasja e fëmijëve dhe adoleshentëve palestinezë nga forcat ushtarake sioniste po ndodh nën heshtjen e plotë të të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe asnjë reagim nuk po bëhet nga organizatat ndërkombëtare përball këtyre vrasjeve".

Gjeneral Safavi gjithashtu duke thënë se fëmijët palestinez në burgjet e regjimit sionist po mbahen në kushte të tmerrshme dhe vazhdimisht po torturohen në mënyrë më të egra, theksoi: "Sionistët këto krime po i kryejnë me këtë pretekst se këta fëmijë të mos i bashkohen lëvizjes rezistencës së Palestinës".

Duke paraqitura disa propozime në lidhje me mbështetjen ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve palestinezë dhe gjykimin e kriminelëve sionistë për shkak të krimeve të tyre ndaj fëmijëve palestinezë, deklaroi: "Është e nevojshme që të kërkohet zyrtarisht nga Organizata për Bashkëpunimin Islamik që të ndërmarrë veprime praktike dhe konkrete për të mbështetur fëmijët palestinezë dhe të gjitha veprimet të koordinohen në këtë kuadër".