Amir Abdulahjan: Ekuacioni i kësaj lufte do të përcaktohet nga rezistenca
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit mbrëmë në një konferencë për shtyp foli për shumë detaje që i përkasin zhvillimeve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe rajonin e Kaukazit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht në anën e regjimit sionist dhe se menaxhimi i luftës kundër Palestinës është në dorën e aparatit ushtarak dhe të sigurisë amerikane. Uashingtoni ka dërguar të paktën 2 mesazhe për Teheranin gjatë kësaj periudhe.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit mbrëmë më 1 nëntor, në një konferencë për shtyp pas mbajtjes së takimit të parë të ministrave të jashtëm të formatit 3+3, shpjegoi konsultimet e zhvilluara në këtë takim dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
* Dy mesazhe të rëndësishme të takimit të Teheranit
Në fillim të kësaj konference për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje për mbajtjen e takimit të ministrave të jashtëm 3+3 në Teheran, Amir Abdulahjan tha: "Takimi i parë i formatit 3+3 i fokusuar në çështjen e zgjidhjes së konflikteve të Kaukazit Jugor u mbajt në Rusi dhe në nivel të zëvendësministrave të jashtëm Takimi i dytë i këtij formati dhe takimi i parë në nivel të ministrave të jashtëm u mbajt sot në Teheran. Shpresojmë të jemi dëshmitarë të pranisë konstruktive dhe të dobishme të vendit mik të Gjeorgjisë në vazhdimin e këtij formati. Takimi i radhës i ministrave u ra dakord të mbahet në Turqi".
Shefi i aparatit diplomatik të Iranit shtoi: "Kjo që ky takim zhvillohet në Teheran në të njëjtën kohë me krizën në Gaza dhe operacionet ushtarake dhe agresionet e vazhdueshme të regjimit të rremë izraelit kundër popullatës civilë të Rripit të Gaza, kishte dy mesazhe të rëndësishme. Mesazhi i parë është se ne shfrytëzuam mundësinë e prezencës së ministrave të jashtëm të këtyre vendeve për t'u adresuar dhe fokusuar më shumë dhe për t'u konsultuar dhe zhvilluar bisedime të afërta dhe të dobishme mes palëve në nivel ministror, si dhe mundësinë për t'u takuar me presidentin, z. Sejed Ebrahim Raisi, dhe u përpoqën të gjenin zgjidhje për të ndalur menjëherë krimet e luftës të regjimit sionist, dërgimin e ndihmave humanitare dhe ndalimin e politikave për shpërnguljen e detyruar të popullatës së Rripit të Gazës në jug të këtij rajoni palestinez".
Ky diplomat i lartë iranian vuri në dukje: "Ky samit kishte edhe mesazhin se Republika Islamike e Iranit është aktive në çështjet rajonale dhe po i kushton vëmendje zhvillimeve në Kaukazin e Jugut pavarësisht se ndodhemi në kulmin e krizës në rajonin e Azisë Perëndimore".
Amir Abdulahjan shtoi: "Slogani dhe titulli i takimit të sotëm përqendrimi në radhën e paqes, bashkëpunimit dhe përparimit në Kaukazin e Jugut dhe bisedimet tona u përqendruan në tekstin e deklaratës dhe shpresojmë që të mos jemi dëshmitarë të përdorimit të forcës në jug të Kaukazit në të ardhmen dhe shpresoj që pas Turqisë këto takime të mbahen në Baku dhe më pas të vazhdojnë në Jerevan".
Në përgjigje të pyetjes së gazetarit Russia Today në lidhje me pretendimin e amerikanëve dhe akuzat e tyre ndaj Iranit për mbështetjen e Hamasit dhe Xhihadit Islamik, shefi i diplomacisë iranian theksoi: "Nuk është sekret për askënd që Republika Islamike e Iranit mbështet rezistencën palestineze brenda kornizës së vlerave njerëzore, kombëtare dhe fetare të tyre kundër dukurisë ogurzezë të pushtimit izraelit dhe Teherani zyrtar ka pasur gjithmonë një qëndrim të qartë dhe specifik në këtë drejtim. Ne vazhdojmë t'i ofrojmë mbështetje politike, ndërkombëtare dhe mediatike rezistencës së Palestinës dhe rezistencës në rajon kundër fenomenit të regjimit pushtues sionist".
Ai tha: “Në deklaratat tona e themi qartë dhe pa doreza se regjimi sionist njihet si pushtues dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare, deri në heqjen e pushtimit, në këtë rajon sundon rregulli i territorit të pushtuar. Sipas ligjit ndërkombëtar, ata tokat e të cilëve janë të pushtuara mund të mbajnë armë dhe të kapin armët në dorë për të mbrojtur të drejtat e tyre legjitime".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit vazhdoi: "Tani jemi dëshmitarë se disa shtete perëndimore, veçanërisht nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të injorojnë plotësisht fenomenin e pushtimit izraelit mbi Palestinën dhe po përpiqen të dënojnë dhe të luftojnë me lëvizjen e rezistencës palestineze Hamas dhe me grupet e tjera të rezistencës në rajon".
Amir Abdulahjan shtoi: "Në lidhje me takimin që u mbajt në Egjipt dy ditë më parë, mbrëmë kontaktova me ministrin e punëve të jashtme të Egjiptit dhe sot morëm më shumë detaje nga ministrat e jashtëm të pranishëm në Teheran. Është për të ardhur keq që shtetet perëndimore pjesëmarrëse në atë samit as që pranojnë të përfshijnë asnjë fjalë për të drejtat legjitime të popullit palestinez në tekstin e deklaratës përfundimtare të samitit në Egjipt, por përkundrazi duan të dënojnë rezistencën e ligjshme të Palestinës".
Ai deklaroi: "Ne besojmë se rezistenca palestineze është një realitet në rajon. Irani nuk kërkon të zgjerojë luftën në rajon, por vrasja e vazhdueshme e grave, fëmijëve dhe civilëve ka ngushtuar fushën për forcat e rezistencës dhe për popujt e rajonit, dhe rezultati i këtyre krimeve është ky se tani ne dëgjojmë vazhdimisht lajme për ngjarjet dhe veprime në rajon që po zhvillohen kundër faktorëve luftënxitës në rajon".
Kreu i aparatit diplomatik të Iranit tha: "Shpresojmë që tërësia e përpjekjeve në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në takimin e Xhedas do të çojë në ndalimin e krimeve të luftës nga regjimi sionist në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Dua të theksoj edhe një herë se sot rajoni është si një fuçi baruti dhe në çdo moment mund të ndodhë çdo ngjarje e pakontrollueshme në rajon. Prandaj, para se të jetë tepër vonë, këshillojmë dhe paralajmërojmë të gjitha palët e përfshira në këtë zjarrvënie dhe luftënxitje, veçanërisht Amerikën dhe regjimin sionist, që të ndalojnë menjëherë vrasjen e grave, fëmijëve dhe civilëve palestinezë".
Gatishmëria e Rezistencës
Në përgjigje të një pyetjeje, duke iu referuar telefonatës së mbrëmshme me Ismail Hanije, shefin e zyrës politike të lëvizjes Hamas dhe Zijad Nakhale, sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, ministri i punëve të jashtme të Iranit tha: "Jam informuar për situatën më të fundit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Udhëheqësit e rezistencës palestineze theksojnë në këtë se ata kanë një përgatitje të gjatë për të vazhduar luftën në sektorin ushtarak kundër regjimit pushtues sionist. Prandaj, ajo që ata kërkojnë është që regjimi pushtues sionist të ndalojë agresionin ndaj civilëve dhe thonë qartë se ne jemi gati të sulmojmë qendrat ushtarake dhe forcat ushtarake të regjimit sionist dhe nëse munden, edhe ata le të sulmojnë forcat e rezistencës dhe jo gratë dhe fëmijët!".
Amir Abdulahjan deklaroi: "Në takimin e sotëm në Teheran, një nga temat e rëndësishme në fjalimet lidhej me zhvillimet në Palestinë, veçanërisht ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë kishin qëndrime të forta dhe precize, në kuadër të theksimit të ndërprerjes së menjëhershme të luftës dhe ndërprerjen e vrasjes së grave dhe fëmijëve dhe civilëve dhe dërgimi i menjëhershëm të ndihmave humanitare. Ne kemi ngritur flamurin palestinez në të dy anët e sallës së mbledhjes në shenjë solidariteti me kombin e madh dhe rezistent të Palestinës.
* Një hap konkret në drejtim të lëvizjes së Azerbajxhanit dhe Armenisë drejt paqes dhe miqësisë
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me korridorin Zangzor dhe praninë e ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit në takimin e sotëm në Teheran, Amir Abdulahjan tha: "Dobia e pranisë së ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit së bashku në Teheran është një hap praktik dhe domethënës në drejtim të lëvizjes së dy vendeve drejt paqes dhe miqësisë. Në margjinat e samitit u dha mundësia që ministrat e jashtëm të dy vendeve të zhvillojnë në dialog së bashku".
Ministri i jashtëm i Iranit deklaroi: "Ky samit siguroi një platformë në të cilën shpresojmë të shikojmë vendosjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Kaukazin e Jugut sa më shpejt të jetë e mundur. Fakti që Armenia njeh sovranitetin e Azerbajxhanit mbi rajonin e Karabakut dhe që Azerbajxhani deklaron sigurimin dhe mbrojtjen e armenëve që jetojnë në rajonin e Karabakut si përgjegjësi kryesore të tij, është një hap pozitiv. Shpresojmë të shohim një marrëveshje të mirë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit sa më shpejt të jetë e mundur".
* Amerika qëndron plotësisht në anën e regjimit sionist dhe ushtarakët amerikanë kanë marrë në dorë administrimin e luftës kundër Palestinës
Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Fars News në lidhje me qëndrimin e Teheranit ndaj kësaj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe, duke mbështetur krimet e regjimit sionist, duan të ushtrojnë presion mbi Hezbullahun dhe grupet e rezistencës, dhe se Uashingtoni ka bërë pretendime të pabaza ndaj Iranit dhe ka kërkuar që Irani të ndalojë dërgimin e armëve për grupet e rezistencës, shefi i diplomacisë së Iranit theksoi: "Fatkeqësisht, Amerika në mënyrë të njëanshme është pozicionuar plotësisht në anën e regjimit pushtues sionist. Sot me informacion të saktë, deklaroi se menaxhimi i luftës kundër Palestinës është në duart e aparatit ushtarak dhe të sigurisë së Amerikës. Sistemi i sigurisë dhe qeveria dhe sistemi politik në territoret e pushtuara janë shembur plotësisht, por makina luftarake e regjimit sionist, nën komandën dhe drejtimin e ushtrisë dhe aparatit të sigurisë dhe sektorit politik amerikan, po përpiqet të shpëtojë nga kjo krizë regjimi izraelit të shembur. Krahas thirrjeve dhe udhëtimit të presidentit amerikan Joe Biden në Tel Aviv dhe udhëtimeve të shpeshta të zyrtarëve ushtarakë, të sigurisë dhe politikës amerikane në territoret e pushtuara, amerikanët po kërkojnë që një rezolutë me këtë përmbajtje të dalë në Këshilli i Sigurimit. Kjo rezolutë përballet me sfida serioze. Ne patëm një bisedë të rëndësishme me ministrin e jashtëm rus Lavrov, i cili sot ishte i pranishëm në takim dhe Rusia ka të drejtën e vetos ndaj rezolutës. Ne jemi duke u konsultuar edhe me Kinën në këtë drejtim dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar që asnjë rezolutë të mos dalë kundër interesave të Palestinës dhe që amerikanët të mos vazhdojnë të sillen në mënyrë të njëanshme".
* I themi me zë të lartë Amerikës
Në përgjigje të një pyetjeje tjetër, ministri i jashtëm i Iranit tha: "Cila është ëndrra e regjimit pushtues sionist sot? Ata kërkojnë të eliminojnë krejtësisht rezistencën palestineze nga Gaza. Ata kërkojnë të dërgojnë popullatën palestineze të Rripit të Gazës nga veriu i Gazës në jug të Gazës dhe bombardojnë spitalet, kishat dhe xhamitë dhe civilët me qëllim evakuimin e pjesës veriore të Gazës, dhe në hapin tjetër, sionistët kërkojnë të shpërngulin me dhunë popullatën palestineze plotësisht nga Rripi i Gazës dhe ta transferojnë atë në Sinai të Egjiptit kurse popullatën palestineze synojnë ta shpërngulin nga Bregu Perëndimor dhe ta transferojnë në disa pjesë të Jordanisë. Kjo është ëndrra që kanë sot sionistët në kokë dhe mendojnë se mund ta çojnë përpara një skenar të tillë me mbështetjen e plotë që kanë marrë nga Amerika".
Amir Abdulahjan shtoi: "Ne me zë të lartë i deklaruam palës amerikane që ashtu sikur vite më parë ju dhe aleatët tuaj keni bërë shumë përpjekje për të eliminuar Hezbullahun e Libanit nga skena e rezistencës në rajon dhe për të çarmatosur Hezbullahun, por sot Hezbullahu është më i fortë se kurrë. Sot, Hezbullahu është në një nivel të fuqisë ku amerikanët dhe perëndimorët i kanë dërguar dhjetëra mesazhe Hezbullahut dhe i kërkojnë të mos e hap një front të ri lufte kundër regjimit sionist".
Amir Abdulahjan theksoi: Ajo që ju kam paraqitur këtu është ëndrra e sionistëve në skenën e operacioneve të luftës. Kjo nuk bazohet në analiza, por bazohet në informacione që tregojnë aspiratat dhe ëndrrat e paarritshme të sionistëve në territoret e pushtuara. Ata duan të krijojnë një shtet të ri të Palestinës në pjesë të Egjiptit dhe Jordanisë. Për këtë arsye, në bisedën që pata me homologun tim egjiptian mbrëmë dhe ajo që u paraqit në fjalimin e presidentit egjiptian El-Sisi në Kajro, është kjo se presidentit egjiptian deklaroi qartë se populli palestinez duhet të qëndrojë në tokën e tij. As Egjipti dhe as Jordania nuk duan që shteti palestinez të krijohet në territorin e këtyre dy vendeve".
* Ekuacioni i kësaj lufte do të përcaktohet nga rezistenca
Amir Abdulahjan deklaroi: "Rezistenca është një realitet i madh dhe efektiv në rajon. Pavarësisht skenave mallëngjyese që shohim në media për krimet e luftës të sionistëve dhe masakrat e tyre në Rripin e Gazës, regjimi pushtues sionist me plot pretendime dhe me plotë armë dhe mjete të avancuara, u befasua tërësisht përball një grupi të rezistencës palestineze dhe u përball me një situatë në të cilën me një sjellje të çmendur po vret gra dhe fëmijë palestineze sepse Hamasi ka vepruar në mënyrë aq profesionale, saqë sionistët nuk janë në gjendje të vënë në shënjestër Hamasin dhe objektet e tij. Hamasi dhe rezistenca në zonën e Palestinës dhe Libanit kanë kushtet më të mira. Ekuacionin e kësaj lufte do ta përcaktojë rezistenca, mos e vini në dyshim".
* Dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza
Shefi i diplomacisë së Iranit në lidhje me dërgimin e ndihmave iraniane në Rripin e Gazës dhe konsultimet me Egjiptin, deklaroi: "Në një bisedë telefonike me homologun egjiptian, biseduam për dërgimin urgjent të ndihmave humanitare për popullatën civile të Rripit të Gazës përmes Gjysmëhënës së Kuqe. Ne ramë dakord që ndihmat humanitare të Iranit të mund të arrijnë deri te popullata e Gazës me koordinimin e Gjysmëhënës së Kuqe të dy vendeve dhe marrjen e një leje fluturimi".
Amir Abdulahjan vazhdoi: "Në një fazë kemi bërë koordinimin e nevojshëm, por për shkak të logjistikës dhe dërgimit të kamionëve dhe rimorkiove në aeroportin e Arishit, që është vendi ku mbërrijnë ndihmat humanitare nga të gjitha vendet dhe më pas transferohen në Gaza, për të siguruar nevojat logjistike, pala egjiptiane kërkoi një afat kohor nga ne, por mbrëmë deklaruam specifikat e fluturimit të parë me ndihma humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe dhe presim që të bëhen përgatitjet sa më shpejt të jetë e mundur".
Ai gjithashtu për statusin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Egjiptit dhe përmirësimin e nivelit të marrëdhënieve mes të dy vendeve tha: "Një nga temat e diskutuara me ministrin e jashtëm egjiptian është marrëveshja që kemi arritur në Nju Jork për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Nëse kjo krizë nuk do të kishte ndodhur në rajon, do të kishim parë një progres të mirë në marrëdhëniet zyrtare dhe diplomatike të dy vendeve. Por tani është i nevojshëm një mirëkuptim i përbashkët sepse në fakt ekziston mirëkuptimi i nevojshëm për të përmirësuar nivelin e marrëdhënieve në kuadër të marrëveshjes që do të arrihet".
* Amerikanët i kanë dërguar mesazhe Iranit dy herë
Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të kanalit al-Masira Jemenit, ministri i jashtëm i Iranit deklaroi: "Amerikanët dërgojnë rregullisht mesazhe për të gjitha palët. Sigurisht që të paktën dy herë i kanë dërguar mesazh Iranit, ky mesazh përfshin dy tema themelore. Tema e parë është se "ne nuk duam të zgjerojmë luftën" dhe tema e dytë është se "ne duam që Irani të jetë i vetëpërmbajtur", madje në disa mesazhe ata theksojnë se "Irani duhet të këshillojë shtet, grupet dhe faktorët e tjerë që të kenë vetëpërmbajtje. Në kohën kur Amerika pretendon se nuk po kërkon zgjerimin e përmasave të luftës, por në dy javët e fundit, Uashingtoni ka dëshmuar të kundërtën duke dërguar dhjetëra e mijëra dërgesa armësh dhe ka deklaruar mbështetje të plotë për regjimin sionist. Në fakt është vetë Amerika që po intensifikon intensitetin e shtrirjes së luftimeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe po shton agresionin ushtarake dhe bombardimet mbi gratë, fëmijët dhe civilët në Palestinë".
* Amir Abdulahjan iu drejtua Biden: Ndaloni hipokrizinë
Amir Abdulahjan theksoi: "Po i drejtohem zotit Joe Biden nga ky podium që të ndalojë hipokrizinë. A ishte ky slogani juaj në fushatën zgjedhore kur folët për të drejtat e njeriut dhe respektimin e të drejtave të njeriut në botë? A është martirizimi i më shumë se pesë mijë civilëve, grave dhe fëmijëve, dhe më shumë se 20 mijë të plagosurve dhe qindra mijëra të pastrehëve, rezultat i të drejtave të njeriut për të cilat ka folur Biden?"
* Këshilli i Sigurimit dhe qasja e tij e dyfishtë
Në përgjigje të një pyetjeje për qasjen e dyfishtë të Këshillit të Sigurimit në nxjerrjen e një rezolute në mbështetje të popullit të Gazës dhe vetos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës, ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu deklaroi: "Për shkak të dallimeve të mëdha midis anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Këshilli i Sigurimit është krejtësisht joefektiv në këtë çështje. Një pjesë të kësaj mosefikasiteti të këtij Këshilli e kemi parë në lidhje me krizat e tjera në botë. Kur rezoluta në Këshillin e Sigurimit nuk arrin rezultatin përfundimtar, çështja ngrihet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në fund të kësaj jave çështja e Palestinës do të futet në axhendën e të gjitha vendeve në Asamblenë e Përgjithshme dhe do të dalë një rezolutë, e cila ka një vlerë të lartë politike, por jo detyruese si rezoluta e Këshillit të Sigurimit. Për sa kohë që Amerika ka qenë në njërën anë të konfliktit në këtë mënyrë, situata në Këshillin e Sigurimit do të jetë e njëjtë siç e kemi parë".
Duke iu referuar pranisë së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Guterres në kufirin Rafah, Amir Abdulahjan tha: "Ky veprim është i admirueshëm dhe shpresojmë që roli konstruktiv që ka luajtur sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të shihet edhe në Këshillin e Sigurimit me mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez nga anëtarët e përhershëm dhe jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit".
* Vendet e rajonit kanë kompetenca dhe aftësitë e nevojshme për të zgjidhur konfliktet rajonale
Në përgjigje të një pyetjeje për përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për të dëmtuar interesat e Iranit në rajon dhe bashkëpunimin mes Iranit dhe Rusisë për zgjidhjen e problemeve të rajonit dhe botës, ministri i jashtëm i Iranit tha: "Në takimin e sotëm të formatit 3+3, u theksua çështja e mosndryshimit të gjeopolitikës në rajon. Në takimin që pata me zotin Alijev në Baku, ai tha se ne nuk kemi qëllim të ndryshojmë kufijtë dhe gjeopolitikën e Kaukazit Jugor. Gjithashtu, në lidhje me rrugën e transportit të Zangzorit, është përcaktuar dhe projektuar një korridor nga Irani në Nakhchivan midis dy vendeve. Kompanitë përkatëse dhe ministritë e specializuara të dy vendeve po punojnë për zbatimin e projektit. Ne besojmë se problemet e rajonit mund të zgjidhen në rajon dhe me aktivizmin e popujve të rajonit. Prania e faktorëve të huaj në rajon nuk na ka sjellë gjë tjetër, veç dëm. Dy shembuj të dukshëm të kësaj pranie të huaj janë në perëndim dhe në lindje të vendit tonë, situata në Afganistan dhe situata në Irak. Faktorët e huaj në këtë mënyrë na kanë vënë përpara një përvojë të çmuar historike të ndërhyrjes së forcave jashtërajonale. Vendet e rajonit kanë kompetencën e nevojshme për zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe takimi i sotëm dërgoi një mesazh të fortë në këtë drejtim për botën".
* Iniciativa e sulltanit të Omanit është aktive dhe në tryezë
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe ringjalljen e saj dhe ndikimin e zhvillimeve rajonale mbi negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, ministri i punëve të jashtëm deklaroi: "Nisma e sulltanit të Omanit është ende në tryezë. Zhvillimet në rajon padyshim kanë efekte në dialog. Kthimi i të gjitha palëve në marrëveshjen bërthamore është në axhendën e qeverisë së Iranit dhe është ndër detyrat e veçanta të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dhe nismat e sulltanit të Omanit janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive në këtë drejtim. Jemi angazhuar të japim informacion në një pikë kur kthimi i të gjitha palëve në marrëveshjen bërthamore ose çdo zhvillim i rëndësishëm që ndodh në kuadër të ndjekjes së kësaj çështjeje, do të jetë në nivel të nevojshëm. Nisma e Sulltanit të Omanit është aktive dhe në tryezë".
* Hyrja e regjimit sionist në moçal
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari për pasojat e një sulmi të mundshëm tokësor të regjimit sionist në Rripin e Gazës, ministri i punëve të jashtme të Iranit u shpreh: "Edhe pse regjimi sionist po përpiqet të manovrojë shumë në lidhje me sulmin tokësor kundër Rripit të Gazës dhe me fjalë të tjera, po përpiqet t'i jap fund situatës në Gaza me forcat tokësore. Në kontaktet që kam pasur me zyrtarë rajonalë dhe liderë të rezistencës, liderët e rezistencës besojnë se nëse sionistët bëjnë një gabim strategjik dhe ky regjim hyn në luftë tokësore, Rripi i Gazës do të bëhet një moçal i caktuar për ushtrinë e këtij regjimi. Kjo nuk është slogan dhe analizë, por nga përvoja e mëparshme dhe vlerësimi i sotëm i rezistencës".
* Ne nuk u japim urdhra grupeve të rezistencës në rajon dhe as nuk i ndalojmë nga vendimet e tyre
Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Al-Alam në lidhje me përgjigjen e Iranit ndaj mesazheve të Amerikës, shefi i diplomacisë së Iranit tha: "Disa nga mesazhet që Amerika i dërgon Iranit nuk ia vlen t'u përgjigjemi. Përgjigja më e mirë është të mos përgjigjeni dhe të shpërfillni disa kërkesa të palës amerikane. Ne as nuk u japim urdhra grupeve të rezistencës në rajon dhe as nuk i ndalojmë ato nga vendimet që marrin në përputhje me interesat e tyre në vendet e tyre. Nëse ka një mesazh që ka nevojë për përgjigje dhe ne në Iran arrijmë në këtë përfundim për t'iu përgjigjur ndonjë mesazhi, përgjigja do të dërgohet përmes kanaleve diplomatike".