Qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me luftën në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i150342-qëndrimi_i_republikës_islamike_të_iranit_në_lidhje_me_luftën_në_gaza
Kanë kaluar 18 ditë nga stuhia Al-Aksa dhe lufta e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 25, 2023 06:01 Europe/Tirane
  • Qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me luftën në Gaza

Kanë kaluar 18 ditë nga stuhia Al-Aksa dhe lufta e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.

Pyetja e rëndësishme është se cili është qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me këtë luftë dhe çfarë masash mori ajo? Qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me operacionin Stuhia Al-Aksa dhe luftën e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës mund të përmblidhen në disa pika.

1. Racizmi i regjimit sionist; Shkaku i Stuhisë Al-Aksa

Në 18 ditët e fundit, Republika Islamike e Iranit ka theksuar vazhdimisht se operacioni Stuhia Al-Aksa është rezultat i krimeve të regjimit pushtues të Kodsit.  Me fjalë të tjera, populli dhe luftëtarët e Palestinës përballë krimeve të këtij regjimi dhe veçanërisht politikave dhe sjelljeve raciste të tij, nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të sulmonin regjimin sionist. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik për Stuhinë Al-Aksa tha: “Kjo ngjarje u shkaktua si pasojë e nga veprimeve të vetë sionistëve. Kur mizoria dhe krimi kaluar kufirin, kur rrëmbimi ka arritur kulmin, duhet pritur stuhia.  Çfarë i bëtë kombit palestinez? Akti i guximshëm dhe në të njëjtën kohë vetëmohues i palestinezëve ishte një përgjigje ndaj krimit të armikut uzurpues që kishte vite që vazhdonte dhe muajt e fundit ishte shtuar në kulm; Fajin e ka vetë qeveria aktuale që sundon regjimin uzurpues sionist.

2. Vrasja e popullit të Gazës; Një shembull i aparteidit sionist kundër palestinezëve

Boshti i dytë është se deri më tani rreth 5800 palestinezë janë martirizuar si pasojë e sulmeve të gjera dhe të gjithanshme të regjimit pushtues të Kodsit dhe gati gjysma e këtyre dëshmorëve janë fëmijë. Makina vrasëse e regjimit sionist po përpiqet të kryejë spastrim etnik për të ulur peshën e disfatës së saj. Për këtë, përveç ndërprerjes së ujit dhe energjisë elektrike dhe pengimit të dërgimit të karburanteve dhe ilaçeve në Gaza, ka ndaluar edhe hyrjen e çdo lloj ndihme humanitare. Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit, Muhamed Bagher Ghalibaf, në një mesazh drejtuar kryeparlamentarëve të vendeve islamike shkroi: “Regjimi sionist, në një akt çnjerëzor dhe në kundërshtim me të gjitha standardet humanitare dhe ndërkombëtare, ka penguar aksesin e popullatës civile të Rripit të Gazës në ujë, energji elektrike, ilaçe, karburant dhe ndihma humanitare. Ghalibaf më tej shkroi: “Rrënja e luftës së fundit janë veprimet e regjimit okupues sionist të aparteidit, okupimi dhe poshtërimi i përsëritur i dinjitetit njerëzor të palestinezëve dhe përdhosja e xhamisë Al-Aksa”. »

3. Theksimi i nevojës për ndalimin e luftës dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza

Republika Islamike e Iranit, duke e konsideruar Stuhinë Al-Aksa si rezultat i krimeve të regjimit sionist, thekson nevojën e ndalimit të luftës dhe gjithashtu nevojën për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Në këtë drejtim, Republika Islamike e Iranit thekson përgjegjësinë e Kombeve të Bashkuara dhe fuqive botërore për të detyruar regjimin sionist që të ndalojë luftën dhe të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare.  Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, në këtë drejtim përmendi nevojën për ndihmë humanitare, ndjekjen e çështjes së ndalimit të bombardimeve në Gaza, heqjen e bllokadës së këtij rajoni dhe realizimin e të drejtave të popullit palestinez. Ai theksoi se këto masa duhet të jenë prioritet dhe kërkesa më e rëndësishme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe deklaroi: “Vazhdimi i krimeve të regjimit sionist kundër popullit të pambrojtur të Gazës e bëjnë më të rëndë përgjegjësinë e organizatave ndërkombëtare. »

4. Heshtja për krimet e regjimit sionist është bashkëfajësi në këtë krim

Një tjetër bosht i qëndrimeve të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me luftën e Gazës është dënimi i heshtjes përballë krimeve të regjimit sionist ndaj palestinezëve në këtë luftë. Çdo njeri i lirë dhe çdo qeveri e pavarur, pushtetarët e së cilës kanë pak ndërgjegje, nuk mund të shohin dhe të qëndrojnë të heshtur ndaj skenave të dhimbshme të vrasjes së civilëve, veçanërisht fëmijëve dhe grave, si dhe skenave të frikësimit të fëmijëve në Gaza nga bombardimet dhe lufta dhe ndaj thirrjeve të tyre për humbjen e prindërve të tyre.  Megjithatë, fuqitë perëndimore jo vetëm që kanë heshtur, por sundimtarët e vendeve si Amerika, Anglia dhe Gjermania duke udhëtuar në territoret e pushtuara kanë deklaruar mbështetjen e tyre për krimet e regjimit sionist. Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë:  “Turpi i vrasjes së më shumë se 5 mijë qytetarëve palestinezë në rreth 2 javë, bombardimit të spitaleve, xhamive, kishave, shkollave, shtëpive të banimit, ambulancave dhe automjeteve të shpëtimit, të jetë një njollë që nuk do të hiqet nga balli i regjimit sionist dhe i mbështetësve të tij. Asnjë njeri me ndërgjegje nuk do të qëndrojë i heshtur përballë gjithë këtyre krimeve.