Hebrenjtë iranianë kritikojnë brutalitetin e regjimit sionist në Gaza
Mijëra hebrenj iranianë në Teheran, Shiraz, Isfahan, Jazd, Kermanshah dhe Kurdistan mbajtën tubime të njëkohshme dhe dënuan ashpër brutalitetin e regjimit sionist në Gaza si dhe bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe Palestinë.
Dyzet vjet më parë, Imam Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, theksoi se ai bën dallimin midis Sionizmit dhe Judaizmit dhe nuk beson se të gjithë hebrenjtë janë sionistë.
Duke iu referuar mendimit të Imam Khomeinit për vendosjen e dallimit midis regjimit sionist dhe popullit hebre, përfaqësuesi i hebrenjve në Parlamentin e Iranit Homajun Sameh Jeh Naxhafabadi dënoi vrasjen e popullit të shtypur palestinez, duke vënë në dukje se sasia e bombave të hedhura mbi popullin e Gazës është shumë më tepër se bombat që u hodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke folur mbi bombardimet e spitaleve dhe banesave në Gaza, ai nënvizoi se “regjimi sionist ka shkatërruar deri tani 10 spitale në Gaza dhe ne jemi dëshmitarë të një masakre në Gaza”.
Netanyahu duke sulmuar Gazën është përpjekur të shpërqendrojë kolonët në territoret e pushtuara palestineze, por ai u përball me tubimet pro-palestineze të komuniteteve hebreje në botë, shtoi ai.