Zhvillimet në Gaza; Fokusi i takimit mes Amir Abdollahian dhe Erdogan
Ministri i Jashtëm i Iranit dhe presidenti i Turqisë shqyrtuan zhvillimet në Gaza.
Sulmi brutal i regjimit sionist në zonat e banuara të Rripit të Gazës ka hyrë në javën e katërt radhazi dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze deri tani kanë rënë dëshmorë rreth 9 mijë palestinezë, gjysma e të cilëve janë fëmijë të pambrojtur dhe të shtypur.

Sipas IRNA, gjatë takimit të ministrit të Jashtëm iranian Hussein Amir Abdollahian dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, të dyja palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe çështjen e ndalimit të luftës në Gaza. Amir Abdollahian, i cili ka udhëtuar në Ankara, përpara se të takohej me Erdogan, u takua dhe bisedoi me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Duhet theksuar se ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti në Ankara mëngjesin e së mërkurës për t'u takuar dhe biseduar me zyrtarë turq. Ky është destinacioni i dytë i udhëtimit rajonal dhe konsultimeve të Amir Abdullahian në lidhje me çështjen palestineze dhe sulmet ndaj Gazës. Dje, Amir Abdullahian në destinacionin e tij të parë udhëtoi për në Doha dhe u takua me Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emir i Katarit, Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, kryeministër dhe ministër i Jashtëm i këtij vendi dhe Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).