Rezoluta përfundimtare e marshit të Ditës Kombëtare kundër Hegjemonisë Botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i150880-rezoluta_përfundimtare_e_marshit_të_ditës_kombëtare_kundër_hegjemonisë_botërore
Pjesëmarrësit në marshimin e 13 Abanit, Ditës Kombëtare kundër Hegjemonisë Botërore, miratuan një rezolutë, ndërsa dënuan politikat e dyfishta dhe hipokrite të shteteve perëndimorë ndaj të drejtave të njeriut, theksuan se qëndrojnë pranë popullit rezistent dhe heroik të Palestinës deri në fitoren përfundimtare të Palestinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 04, 2023 14:08 Europe/Tirane
  • Rezoluta përfundimtare e marshit të Ditës Kombëtare kundër Hegjemonisë Botërore

Pjesëmarrësit në marshimin e 13 Abanit, Ditës Kombëtare kundër Hegjemonisë Botërore, miratuan një rezolutë, ndërsa dënuan politikat e dyfishta dhe hipokrite të shteteve perëndimorë ndaj të drejtave të njeriut, theksuan se qëndrojnë pranë popullit rezistent dhe heroik të Palestinës deri në fitoren përfundimtare të Palestinës.

Sot (e shtunë), 13 Aban (4 nëntor 2023), në kalendarin e Iranit është Dita Kombëtare kundër Hegjemonisë Botërore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pjesëmarrësit në marshimin e 13 Abanit, në rezolutën e demonstratës mbarëkombëtare për nderimin e kujtimit të studentëve martirë dhe të zellshëm, të cilët, me frymëzimin e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomejni (ra), e kanë shndërruar këtë ditë në një nga ditët më të rëndësishme të nderit dhe krenarisë dhe qëndresës përballë hegjemonisë botërore, ata deklaruan se tani rajoni më i përgjakshëm dhe i rrethuar nga egërsia dhe barbarizmi modern i hegjemonisë botërore, me fuqinë e armës së besimit dhe rezistencës, ka arritur të shënojë një ndër fitoret më të mëdha në operacionin e gjithanshëm dhe të kombinuar "Stuhia Al-Aksa".

Pjesëmarrësit në marshin mbarëkombëtar të 13 Abanit, që është dita e kristalizimit të zemërimit hyjnor dhe revolucionar të kombit iranian kundër "djallit të madh", Amerikës kriminale dhe hegjemonisë botërore, deklaruan se kriza aktuale rajonale në Azinë Perëndimore është rezultat i politikave kriminale të Amerikës në armatosjen, financimin dhe nxitjen e qeverisë barbare dhe terroriste sioniste.

Në këtë deklaratë, të gjitha vendeve islamike dhe shteteve të pavarura u është kërkuar që të dënojnë seriozisht krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin ndaj popullit të shtypur palestinez në Rripin e Gazës që po kryhet nga regjimi racist sionist në forumet ndërkombëtare, të ndërpresin marrëdhëniet politike, bashkëpunimin ekonomik dhe eksportin e naftës dhe gazit ndaj regjimit sionist si detyrë të tyre humanitare.

Pjesëmarrësit në marshimin e 13 Abanit shprehën mirënjohjen e tyre për kombet e lira të botës dhe qytetarët e vendeve islame, veçanërisht kombin revolucionar të Iranit, për praninë e tyre madhështore, kuptimplote dhe frymëzuese në mbështetje të popullit të shtypur palestinez të Rripit të Gazës dhe luftëtarët e rezistencës palestineze, dhe deklaruan: "Deri në fitoren përfundimtare të Palestinës, ne do të qëndrojmë përkrah këtij kombi rezistent dhe ata do të mbeten heronj dhe do të mbështesim qëndrimet autoritative dhe diplomacinë aktive të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit.