Presidenti iranian viziton Taxhikistanin dhe Uzbekistanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i151112-presidenti_iranian_viziton_taxhikistanin_dhe_uzbekistanin
Presidenti Sejed Ebrahim Raisi me ftesë zyrtare të presidentit të Taxhikistanit “Imam Ali Rahman” të mërkurën do të vizitojë këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 08, 2023 08:26 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian viziton Taxhikistanin dhe Uzbekistanin

Presidenti Sejed Ebrahim Raisi me ftesë zyrtare të presidentit të Taxhikistanit “Imam Ali Rahman” të mërkurën do të vizitojë këtë vend.

Sot në mëngjes (e mërkurë), presidenti Sejed Ebrahim Raisi do të udhëtojë në këtë vend për një vizitë zyrtare me ftesë zyrtare të presidentit të Taxhikistanit, Imam Ali Rahman. Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, presidentët e dy vendeve do të kenë një takim privat dhe më pas do të marrin pjesë në takimin e përbashkët të aktivistëve ekonomikë dhe biznesmenëve të Iranit dhe Taxhikistanit. Gjatë këtij udhëtimi, zyrtarët iranianë dhe taxhik do të nënshkruajnë disa dokumente të përbashkëta bashkëpunimi. Pas këtij udhëtimi, Raisi do të udhëtojë në Tashkent me ftesë zyrtare të Presidentit të Uzbekistanit Shaukat Mirzayev, për të marrë pjesë në Samitin e 16-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik ECO. Gjatë këtij udhëtimi, presidenti do të marrë pjesë edhe në samitin ECO dhe do të shpjegojë qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit, si dhe do të takohet me një sërë liderësh dhe zyrtarësh pjesëmarrës në samit. Konsultimet lidhur me bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën tregtare dhe ekonomike, si dhe çështjet ndërkombëtare, veçanërisht për situatën kritike në Gaza, do të jenë në fokus të bisedimeve dypalëshe të presidentit iranian në këtë udhëtim 2-ditor.