Presidenti i Iranit: Amerikanët po pengojnë vendosjen e armëpushimin në Gaza
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Amerikanët po pengojnë vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe sot bota duhet ta njohë fytyrën e vërtetë të Amerikës".
Pas sulmeve barbare dhe kriminale të regjimit sionist kundër popullatës së pambrojtur palestineze të Rripit të Gazës, presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi, pas një sërë lëvizjesh diplomatike dhe në biseda telefonike dhe ballë për ballë me krerët e vendeve islamike, ka ndjekur me seriozitet procesin e organizimit të një takimi urgjent të krerëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, takim ky që më në fund po zhvillohet nga kreu i kësaj organizate në Riad të Arabisë Saudite.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot u nis drejt Arabisë Saudite për të marrë pjesë në takimin urgjent të krerëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.
Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (e shtunë) para se të nisej nga aeroporti "Mehrabad" për në Arabinë Saudite, shpjegoi qëllimet e tij për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite dhe tha: “Të gjithë njerëzit që kanë aftësinë e të kuptuarit dhe mendimit anë e mbanë botës, dolën me miliona nëpër rrugë për të protestuar me zë të lartë kundër shtypjes dhe dhunës e krimeve të regjimit pushtues sionist dhe kundër mbështetjes që amerikanët po i japin këtij gjenocidi, këtij krimi kundër njerëzimit i cili është një shembull i qartë i një krimi lufte".
Raisi shtoi: "Karburanti i kësaj makinerie lufte që po bën krime në Rripin e Gazës; e kanë siguruar amerikanët, madje edhe kjo makineri e luftës është në posedim të amerikanëve dhe veprimet e sionistëve, janë veprime të amerikanëve".
Presidenti i Republikës së Iranit tha gjithashtu: "Çështja e Palestinës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik; është filozofia kryesore e themelimit të saj dhe të gjithë drejtuesit duhet ta ndjekin me seriozitet këtë çështje".