Ministri i Jashtëm i Iranit u nis nga Teherani për në Gjenevë
(last modified Wed, 15 Nov 2023 07:53:59 GMT )
Nëntor 15, 2023 08:53 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit u nis nga Teherani për në Gjenevë

Ministri i Jashtëm i Iranit u nis nga Teherani për në Zvicër për të marrë pjesë në takimin e Gjenevës të zyrave përfaqësuese të Kombeve të Bashkuara për çështjen e mbështetjes së popullit të shtypur të Palestinës.

Sipas IRNA, Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir Abdollahian në vazhdën e përpjekjeve të tij diplomatike në lidhje me çështjen palestineze, veçanërisht duke ndjekur çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare për popullin e shtypur të Gazës, si dhe takimet dhe bisedimet me disa zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar shkoi në Gjenevë të Zvicrës. Ministri i Jashtëm i Iranit do të takohet dhe diskutojë me ministrat e punëve të jashtme dhe zyrtarë të lartë të disa vendeve të pranishëm në samitin e Gjenevës gjatë udhëtimit të tij në Zvicër. Z. Amir Abdullahian në këtë udhëtim e shoqërojnë edhe një numër zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Jashtme të Iranit. Më herët Ministri i Jashtëm i Iranit shkoi në Jeddah për të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe gjatë pjesëmarrjes në takim dhe paraqitjes së propozimeve, u takua dhe bisedoi me disa ministra dhe zyrtarë të jashtëm të pranishëm në takim në Jeddah. Shefi i shërbimit diplomatik të Iranit shkoi gjithashtu në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe gjatë pjesëmarrjes në takim, ai u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe ministrat e jashtëm të Indonezisë dhe Jordanisë ku diskutuan situatën në Gaza. Në raundin e dytë të konsultimeve në rajon, ministri i jashtëm i Iranit vizitoi Katarin dhe më pas Turqinë dhe u takua me zyrtarët e këtyre vendeve.