Irani dhe Rusia këmbëngulin për ndaljen e krimeve të Izraelit
Këtë të enjte,23 nëntor, në ditën e dytë të udhëtimit të tij në Moskë, grupi parlamentar i miqësisë Iran-Rusi diskutoi me Përfaqësuesin Special të Presidentit Rus për Lindjen e Mesme mënyrat për t'i dhënë fund masakrës së popullit të shtypur të Gazës.
Kreu i grupit parlamentar të miqësisë Iran-Rusi, Ebrahim Rezai, gjithashtu anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Parlamentit të RII, dhe delegacioni shoqërues u takua me përfaqësuesin special të Presidentit të Federatës së Rusisë për Lindjen e Mesme dhe zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë Mikhail Bogdanov.
Gjatë këtij takimi, ku mori pjesë edhe ambasadori iranian në Moskë, të dyja palët shqyrtuan zhvillimet rajonale, veçanërisht konfliktin izraelito-palestinez dhe vazhdimin e masakrës masive të civilëve në Rripin e Gazës.
Ata theksuan ndalimin e menjëhershëm të mizorive dhe krimeve dhe dërgimin urgjent të ndihmave humanitare për banorët e prekur të Rripit të Gazës.
Në qendër të diskutimeve ishin edhe çështjet rajonale me interes të përbashkët.