IRGC : Të huajt në ngushticën e Hormuzit nxitin mosmarrëveshje rajonale
Prania e forcave të huaja në ngushticën e Hormuzit synon thjesht të nxitë mosmarrëveshje midis kombeve myslimane të rajonit, tha komandanti i Marinës së Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC).
Kundëradmirali Alireza Tangsiri u takua të premten me Zv/Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Sulltanatit të Omanit gjeneral brigade Hamid bin Abdullah Al Balushi, në qytetin port iranian Bandar Abbas.
“Përgjegjësia për të garantuar sigurinë në ngushticën strategjike të Hormuzit bie mbi vendet e rajonit dhe prania e të huajve ka për qëllim vetëm mbjelljen e mosmarrëveshjeve midis kombeve myslimane”, tha Tangsiri.
Komandanti i Marinës së IRGC tha se Irani ka kërkuar gjithmonë të përforcojë unitetin midis kombeve myslimane. “Është e domosdoshme të mbështesim të gjitha kombet myslimane dhe ne nuk bëjmë dallime mes myslimanëve shiitë dhe sunitë”, shtoi ai.
Tangsiri tha se Teherani dhe Muskati gëzojnë marrëdhënie të thella bashkëpunimi dhe vlerësoi mbështetjen e Omanit për Iranin në luftën tetëvjeçare të imponuar nga diktatori i atëhershëm irakian Saddam Hussein.
Të enjten, ushtritë e Iranit dhe Omanit organizuan një stërvitje të përbashkët njëditore ku kryen operacione të shpëtimit dhe ndihmës detare në ngushticën e Hormuzit dhe në pjesën veriore të Oqeanit Indian.