Amir Abdullahian: Irani dhe Libani janë në një bastion të vetëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i152682-amir_abdullahian_irani_dhe_libani_janë_në_një_bastion_të_vetëm
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit në një takim me homologun e tij libanez tha: Irani dhe Libani janë në një bastion të vetëm dhe Irani nuk dëshiron gjë tjetër veçse të mirën për qeverinë, kombin dhe rezistencën e Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2023 06:25 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Irani dhe Libani janë në një bastion të vetëm

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit në një takim me homologun e tij libanez tha: Irani dhe Libani janë në një bastion të vetëm dhe Irani nuk dëshiron gjë tjetër veçse të mirën për qeverinë, kombin dhe rezistencën e Libanit.

Sipas IRNA, Hossein Amir Abdollahian, i cili udhëtoi për në Gjenevë për të marrë pjesë në takimin e Forumit Botëror të Refugjatëve, u takua dhe bisedoi me Ministrin e Jashtëm libanez Abdullah Bouhabib. Amir Abdullahian i cilësoi konstruktive konsultimet e vazhdueshme mes dy vendeve në fusha të ndryshme dypalëshe dhe rajonale dhe tha: Irani dhe Libani janë në një bastion të vetëm dhe Irani nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të mirën për qeverinë, kombin dhe rezistencën e Libanit. Ai e quajti të komplikuar situatën në rajon dhe duke iu referuar situatës në Palestinë, shtoi: Pavarësisht krimeve dhe vrasjes brutale të civilëve nga regjimi sionist nën hijen e mbështetjes së pakufizuar të Shteteve të Bashkuara, ata nuk arritën asgjë të rëndësishme dhe rezistenca palestineze është në një gjendje shumë të mirë. Ministri i Jashtëm libanez, duke u shprehur i kënaqur për këtë takim, konsultimet mes dy palëve i vlerësoi gjithmonë të dobishme dhe konstruktive. Abdullah Bouhabib duke prezantuar vlerësimin e tij për situatën aktuale të dhimbshme në Palestinë tha: Duke vënë veton ndaj rezolutës së armëpushimit, Amerika ia ka lënë dorë të hapur Izraelit për atë që dëshiron të bëjë. Ai gjithashtu shpjegoi situatën e fundit në Liban, veçanërisht situatën në kufijtë jugorë të këtij vendi me territoret e pushtuara.