Rusia thekson respektimin e integritetit territorial të Iranit
(last modified Wed, 27 Dec 2023 07:44:37 GMT )
Dhjetor 27, 2023 08:44 Europe/Tirane
  • Rusia thekson respektimin e integritetit territorial të Iranit

Në bisedën e dytë telefonike me homologun e tij iranian në pesë ditët e fundit, ministri i Jashtëm rus theksoi respektimin e integritetit territorial të Iranit dhe tha se ky vend respekton pa kushte integritetin territorial të Iranit dhe ky qëndrim nuk mund të ndryshohet.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, "Hussein Amir Abdollahian" dhe "Sergei Lavrov", ministrat e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë, mbrëmë zhvilluan një bisedë telefonike për herë të dytë në pesë ditët e fundit. Sergej Lavrov uroi Republikën Islamike të Iranit për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, duke e cilësuar atë një hap shumë të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe vendeve anëtare të këtij union. Ai deklaroi edhe një herë se Rusia sinqerisht dhe pa kushte respekton integritetin territorial të Iranit dhe ky është qëndrimi i pandryshueshëm i Federatës Ruse. Lavrov edhe të premten pati një bisedë telefonike me Amir Abdollahian pas deklaratës së takimit të Marokut që u mbajt me praninë e vendeve arabe dhe Rusisë dhe pretendimeve të pabaza për tre ishujt iranianë. Kjo deklaratë çoi në thirrjen e ambasadorit rus në Ministrinë e Jashtme të Iranit në mungesë të ambasadorit të vendit dhe dorëzimin e notës protestuese të Iranit. Respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit ishte një nga temat e tjera që ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë theksuan në këtë telefonatë. Amir Abdollahian dhe Lavrov së fundmi u takuan në Moskë në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të pesë vendeve bregdetare të Kaspikut.