Epopeja e 9 Dejit, dita e devotshmërisë dhe besnikërisë ndaj vilajetit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i153304-epopeja_e_9_dejit_dita_e_devotshmërisë_dhe_besnikërisë_ndaj_vilajetit
Sot (e shtunë) 30 dhjetor që përkon me përvjetorin e pjesëmarrjes epike të popullit iranian adhurues të Ashurasë dhe "Velajeti Fakih-ut" në tubimin e 9 Dej-it 1388, që është një moment historik në historinë e Revolucionit dhe një fletë ari në krenarin e popullit islamik të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2023 08:31 Europe/Tirane
  • Epopeja e 9 Dejit, dita e devotshmërisë dhe besnikërisë ndaj vilajetit

Sot (e shtunë) 30 dhjetor që përkon me përvjetorin e pjesëmarrjes epike të popullit iranian adhurues të Ashurasë dhe "Velajeti Fakih-ut" në tubimin e 9 Dej-it 1388, që është një moment historik në historinë e Revolucionit dhe një fletë ari në krenarin e popullit islamik të Iranit.

Pjesëmarrja vullnetare e qytetarëve të Iranit në protestën me miliona pjesëmarrës në të gjithë Iranin ishte një lëvizje me mesazhe botërore e cila kishte dy kritere të rëndësishme. Kriteri i parë ishte iniciativa e qytetarëve të Iranit e cila u manifestua në kuadër të një lëvizje përballë komploteve të arrogancës botërore. Kriteri i dytë i kësaj lëvizje qytetare, është manifestimi i forcës së butë të Revolucionit Islamik përballë lëvizjeve komplotistë kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit e cila në atë kohë u projektua dhe u drejtua nga jashtë kufijve të Iranit me qëllim shfrytëzimin e trazirave pas zgjedhjeve të dhjeta presidenciale në Iran. populli i Iranit në lëvizjen e tij vullnetare të 9 Dej-it, kaloi me sukses një sprovë të vështirë dhe të madhe dhe me një lëvizje revolucionare manifestoi vizionin dhe vigjilencën politike të tij duke treguar se i njeh mirë komplotet e armiqve dhe planet e tyre politike edhe nëse ato janë të fshehura nën petkun e "Revolucionit të Kadifes".  9 Deji 1388 (30 dhjetori 2009) përmes një tubimi masiv ku morën pjesë miliona qytetarë iranianë dëshmoi indinjatën dhe pakënaqësinë e shoqërisë kundër destruktorëve dhe një përgjigje ndaj elementëve shtypës të cilët nën pretekstin e falsifikimit të raundit të dhjetë të zgjedhjeve presidenciale në RII, u munduan të ndjekin një rrugë të pashmangshme.