Irani dënon sulmin kufitar të Pakistanit
(last modified Thu, 18 Jan 2024 18:56:07 GMT )
Janar 18, 2024 19:56 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin kufitar të Pakistanit

Irani ka dënuar sulmin e Pakistanit në provincën juglindore iraniane të Sistan dhe Baluchestanit dhe ka thirrur të ngarkuarin me punë të Pakistanit në shenjë proteste kundër incidentit.

Diplomati pakistanez u thirr në ministri të enjten në mungesë të ambasadorit të vendit në Teheran për një shpjegim në lidhje me disa shpërthime në zona të ndryshme rreth qytetit Saravan në provincën Sistan dhe Baluchestan, afër kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani e dënoi më vonë sulmin dhe konfirmoi se i ngarkuari pakistanez me punë ishte thirrur nga ministria e Jashtme iraniane për të përcjellë protestën e Teheranit në Islamabad dhe për të dhënë një shpjegim rreth sulmit.

Zëvendësguvernatori i provincës Sistan dhe Baluchestan, Alireza Marhamati tha se nëntë shtetas jo iranianë, duke përfshirë dy burra, tre gra dhe katër fëmijë, u vranë në sulm.

Ai shtoi se zyrtarët iranianë të sigurisë po hetojnë këtë çështje.

Ministri i Brendshëm iranian Ahmad Vahidi i konfirmoi shifrat më vonë gjatë ditës.

 

 

 

Sot, Presidenti pakistanez Arif Alvi tha se Pakistani dhe Irani janë vende vëllazërore dhe duhet t'i zgjidhin çështjet përmes dialogut dhe konsultimit të ndërsjellë.

Në një deklaratë, Alvi shtoi se terrorizmi ishte një sfidë e përbashkët që duhet eliminuar përmes përpjekjeve globale.

Ai tha se Pakistani respekton plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve dhe pret të njëjtën gjë nga shtetet e tjera.

 

Tags