Irani thërret ambasadorin britanik për akuza të pabaza
(last modified Tue, 30 Jan 2024 18:55:00 GMT )
Janar 30, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • Irani thërret ambasadorin britanik për akuza të pabaza

Ministria e Jashtme iraniane ka thirrur ambasadorin britanik në Teheran për të përcjellë protestën e fortë të Republikës Islamike ndaj akuzave të pabaza të ngritura nga Britania e Madhe kundër Teheranit.

Simon Shercliff u thirr të martën në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Evropës Perëndimore, një ditë pasi Londra pas një hapi të ngjashëm nga Shtetet e Bashkuara, vendosi sanksione ndaj shtatë individëve dhe një organizate, me pretendimin se ata synonin "disidentët iranianë" në vende të tjera.

Zyrtari iranian i përshkroi sanksionet si të paligjshme dhe dënoi akuzat e Londrës si "të pabaza".

Ai gjithashtu vuri në dukje se përpjekjet e Londrës për të dëmtuar imazhin e Iranit ishin jokonstruktive, duke shtuar se veprime të tilla destruktive ndaj Republikës Islamike janë të destinuara të dështojnë.

“Është një ironi e hidhur historike që një vend që është themeluesi dhe mbështetësi i grupeve të organizuara terroriste, trafikut të drogës dhe bandave kriminale, kërkon të akuzojë Republikën Islamike të Iranit dhe forcat e saj besnike dhe të ndershme që janë në ballë të luftës kundër krimit të organizuar”, tha zyrtari iranian.

Ambasadori britanik, nga ana e tij, tha se do të përcjellë protestën e Iranit në vendin e tij përkatës.

Të hënën, SHBA dhe Britania e Madhe vendosën sanksione ndaj një rrjeti njerëzish për të cilët ata pretenduan se kishin në shënjestër aktivistët e opozitës iraniane, nën urdhrat e Iranit.

 

Tags