Raisi: Gjenocidi në Gaza është shenjë e joefektivitetit të organizatave ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i154774-raisi_gjenocidi_në_gaza_është_shenjë_e_joefektivitetit_të_organizatave_ndërkombëtare
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjenocidin e regjimit sionist në Gaza e konsideroi si shenjë të joefikasitetit të organizatave ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2024 16:19 Europe/Tirane
  • Raisi: Gjenocidi në Gaza është shenjë e joefektivitetit të organizatave ndërkombëtare

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjenocidin e regjimit sionist në Gaza e konsideroi si shenjë të joefikasitetit të organizatave ndërkombëtare.

Në sulmet e ushtrisë së regjimit sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, më shumë se 27700 persona ranë dëshmorë dhe mbi 67000 të tjerë u plagosën. Pavarësisht dënimit të gjerë global të këtij sulmi, regjimi sionist vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës dhe organizatat ndërkombëtare ende nuk kanë mundur t'i ndalin këto sulme. Lidhur me këtë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, sot, të enjten, gjatë takimit të zyrtarëve të shtetit, përfaqësuesve të vendeve islame dhe një grupi njerëzish të sferave të ndryshme me liderin suprem të Revolucioni Islamik me rastin e festës së hazretit Muhamed Mustafa (savs), në një fjalim tha se gjenocidi dhe vrasja e fëmijëve në Gaza nga regjimi sionist bëri që të gjitha pretendimet për të drejtat e njeriut të fuqive perëndimore të humbnin ngjyrën dhe kjo është një shenjë e qartë e mos funksionimit të organizatave ndërkombëtare. Ai shtoi: Jemi të sigurt se gjaku i dëshmorëve të Gazës dhe Palestinës do të shënojë fundin e regjimit sionist dhe rendit të padrejtë aktual. Duke thënë se misioni është manifestimi më i madh i bekimit më të madh të Zotit, bekimi i udhëzimit, ai renditi thirrjen e Profetit të Shenjtë (savs) për monoteizëm së bashku me thirrjen për meditim, drejtësi dhe vlera hyjnore dhe duke shtjelluar dhjetëditëshin e Faxhrit tha:  Përgjigjja e thirrjes së Imam Khomeinit (RA) për t'i shërbyer Zotit të Plotfuqishëm dhe për të luftuar varfërinë, korrupsionin dhe diskriminimin nga ana e popullit të Iranit është një manifestim i përgjigjes së mesazhit të misionit profetik. Në pjesën tjetër të fjalës së tij, Raisi lexoi edhe politikat dhe programet e brendshme të qeverisë iraniane për zgjerimin e drejtësisë dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të Iranit dhe theksoi:  Qeveria e Iranit nuk shikon në sytë e të huajve për të zgjidhur problemet e vendit.