Ministri iranian i naftës theksoi zhvillimin e industrisë së gazit në botë
(last modified Fri, 01 Mar 2024 18:56:59 GMT )
Mars 01, 2024 19:56 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i naftës theksoi zhvillimin e industrisë së gazit në botë

Ministri iranian i naftës e konsideroi gazin natyror si lëndën djegëse më të mirë krahas energjive të rinovueshme dhe theksoi zhvillimin e industrisë së gazit në botë.

Në takimin e jashtëzakonshëm ministror të veçantë për takimin e 7-të të krerëve të Asamblesë së Vendeve Eksportuese të Gazit në Algjeri, Xhavad Oxhi tha: "Sipas parashikimeve të raportit perspektiv të Asamblesë së Vendeve Eksportuese të Gazit, kërkesa për këtë lëndë djegëse të pastër do të rritet me 36% deri në vitin 2050 dhe pritet që deri në vitin 2025 pjesa e gazit të burimeve natyrore në përbërjen energjetike të botës të kalojë pjesën e qymyrit dhe të bëhet burimi kryesor i energjisë në botë deri në vitin 2040.

Ministri i Naftës i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Zhvillimet gjeopolitike dhe rajonale që ndodhën në dy vitet e fundit kanë treguar se gazi natyror dhe tregtia e tij ndërkombëtare ende konsiderohen si një faktor jetik në sigurinë energjetike të shoqërive njerëzore të botës.

Ministri i Naftës i Iranit tha: "Irani, si një nga poseduesit më të mëdhenj të rezervave të provuara të gazit natyror në botë dhe një nga poseduesit më të mëdhenj të rrjetit vendas të shpërndarjes së gazit natyror në botë, është i gatshëm për çdo bashkëpunim në fushat e kërkimit, shpimit, zhvillimin e shfrytëzimit dhe shpërndarjen e gazit natyror".