Mars 12, 2024 19:13 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Rezistenca palestineze në Gaza do ta gjunjëzojë Izraelin

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei tha se rezistenca dhe qëndrueshmëria e popullit palestinez në Rripin e Gazës do ta gjunjëzojë regjimin izraelit.

Ajetollah Khamenei i bëri komentet të mërkurën në një takim me recituesit dhe hafizët e Kuranit në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit në kryeqytetin Teheran.

“Sot, ajo që po ndodh në Gaza është kulmi i krimit, mizorisë dhe brutalitetit”, tha Lideri Suprem teksa foli në ditën e 158-të të luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza.

Më tej ai shtoi: "Rezistenca palestineze është ende e fortë dhe do t'i gjunjëzojë sionistët."

Disa vende myslimane, tha Lideri Suprem, po marrin anën e regjimit izraelit në agresionin e tij brutal. “Në botën islame, disa qeveri ndihmojnë armiqtë e popullit të shtypur palestinez. Dashtë Zoti, ata do ta shohin dënimin për këtë pabesi”, shtoi Ajetollah Khamenei.

 

Tags