Prill 27, 2024 12:53 Europe/Tirane
  • Irani kalon në finalen e futsalit të Azisë pasi fitoi kundrejt Uzbekistanit

Kombëtarja e Iranit në futsal arriti në finalen e Kupës së Kombeve të Azisë pasi fitoi kundër Uzbekistanit.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Futsalit Aziatik 2024 të organizuar nga Tajlanda, kombëtarja e Iranit në futsal të premten luajti kundër Uzbekistanit. Pas barazimit 3-3, kjo ndeshje shkoi në penallti në kohën e rregullt dhe shtesë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 5-4 në favor të kombëtares iraniane. Para kësaj ndeshje u përballën kombëtaret e Tajlandës dhe Taxhikistanit.  Kjo ndeshje shkoi në penallti pas barazimit 3-3 dhe në fund, Tajlanda nikoqire arriti të fitojë 6-5 dhe të shkojë në finale. Kombëtarja e Iranit në futsal duhet të përballet me Tajlandën në finale.