Zyrtarë të vendeve të ndryshme vizitojnë dhe ngushëllojnë Liderin Suprem të Revolucionit
Kreu i byrosë politike të Hamasit dhe delegacioni që e shoqëronte i shprehën ngushëllimet e tyre Ajetollah Khameneit, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, kombit dhe qeverisë iraniane, gjatë një takimi të mërkurën më 22 maj në Teheran.
Gjatë këtij takimi, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik falënderoi popullin palestinez, veçanërisht popullin e Gazës, për shprehjen e simpatisë me popullin iranian dhe për dërgimin e mesazheve ngushëlluese. Ajetollah Khamenei më pas i shprehu ngushëllimet e tij zotit Haniyeh për martirizimin e fëmijëve të tij dhe vlerësoi durimin dhe guximin e kreut të byrosë politike të Hamasit.
Duke iu referuar rezistencës së jashtëzakonshme të popullit të Gazës, e cila befasoi mbarë botën, Ajetollah Khamenei tha: “Kush do ta kishte menduar që një ditë do të brohoriteshin parulla pro-palestineze dhe do të valëvitej flamuri i Palestinës në universitetet amerikane? Dhe kush do ta kishte menduar që një ditë gjatë demonstratave pro-palestineze në Japoni, slogani "Poshtë Izraeli" do të brohoritej në persisht?"
Ajetollah Khamenei më pas iu referua vargjeve të Kuranit fisnik mbi përmbushjen e dy premtimeve të Zotit ndaj nënës së profetit Musa( a.s) dhe shtoi: “Tani, premtimi i parë i Zotit në lidhje me popullin palestinez është arritur dhe ai është fitorja e popullit të Gazës, i cili përbën një grup të vogël kundër një grupi të madh të fuqishëm të përbërë nga Shtetet e Bashkuara, NATO, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera. Mbi të njëjtën bazë, premtimi i dytë ka të bëjë me asgjësimin e regjimit sionist, i cili gjithashtu mund të arrihet falë Zotit, sepse do të vijë dita kur Palestina do të jetë e lirë nga lumi në det".
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik theksoi: “z. Mohammad Mokhber, i cili është përgjegjës për punët ekzekutive të vendit sipas Kushtetutës, do të vazhdojë politikat dhe drejtimet e presidentit të ndjerë Raisi në lidhje me Palestinën me të njëjtin motivim dhe me të njëjtën frymë".
Sot, Sheikh Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani, Emir i Katarit, Kais Said, President i Tunizisë, Mohammad Shia al-Sudani, Kryeministri i Irakut, Nabih Berri, Kryetari i Parlamentit Libanez, Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë, dhe Shahbaz Sharif, Kryeministri i Pakistanit u takua me Ajetollah Khamenein dhe i shprehën ngushëllime atij dhe kombit të Iranit për humbjen e presidentit dhe ministrit të jashtëm dhe shoqëruesve të tyre.