Irani paralajmëron për çdo aventurë të mundshme izraelite në kufirin me Libanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i159178-irani_paralajmëron_për_çdo_aventurë_të_mundshme_izraelite_në_kufirin_me_libanin
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Iranit paralajmëroi për çdo aventurë të mundshme të regjimit sionist në kufijtë veriorë të Palestinës së pushtuar me Libanin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2024 05:37 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron për çdo aventurë të mundshme izraelite në kufirin me Libanin

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Iranit paralajmëroi për çdo aventurë të mundshme të regjimit sionist në kufijtë veriorë të Palestinës së pushtuar me Libanin.

Sipas IRNA, ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri Kani, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Irakut, Qassem al-Aarji, deklaroi se sionistët nuk kanë kujtime të mira nga Libani dhe se procesi i dështimeve të këtij regjimi filloi nga ky vend, duke shtuar se ferri i Libanit do të jetë pa kthimin e sionistëve. Bagheri Kani deklaroi se sionistët duan të kthehen në kushtet e para 7 tetorit 2023, duke vrarë njerëzit e Rripit të Gazës, por kushtet nuk do të kthehen kurrë në të kaluarën. Nga sulmet e ushtrisë së regjimit sionist ndaj zonave të Rripit të Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, kanë rënë dëshmorë 37 mijë e 232 persona dhe janë plagosur 85 mijë e 37 palestinezë. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Iranit, i cili ka udhëtuar për në Bagdad, në vazhdim të takimeve intensive është takuar dhe ka biseduar edhe me Nouri al-Maliki, kreun e koalicionit të Qeverisë së Irakut për Ligjin.  Kreu i sistemit diplomatik të Iranit ka biseduar më parë me presidentin, kryeministrin, ministrin e jashtëm dhe kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut.