Qershor 15, 2024 14:37 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Ajetullah Khamenei për haxhinjtë e Shtëpisë së Zotit
    Mesazhi i Ajetullah Khamenei për haxhinjtë e Shtëpisë së Zotit

Pars Today- Ajetullah Khamenei, në një mesazh me rastin e kongresit të madh e të lavdishëm të Haxhit, "Frymën njerëzore" dhe "Fuqinë shpirtërore të Islamit" i quajti si dy anë të ceremonisë së Haxhit

dhe duke iu referuar tragjedive në Gaza, që është rast unik në historinë bashkëkohore, theksoi:  Distancimi dhe demaskimi i regjimit sionist dhe i mbështetësve të tij, veçanërisht i Shteteve të Bashkuara, duhet të vazhdojë këtë vit përtej kongresit Haxhit, në vendet dhe qytetet e populluara nga myslimanët, në të gjithë botën dhe të përhapet tek i gjithë njerëzimi. Në këtë mesazh, Lideri i Revolucionit Islamik, duke iu referuar përmasave të riteve të ndërlikuara të Haxhit, atë e konsideroi forcues të zemrës së myslimanëve dhe faktor tmerrues e frikësues për keqbërësit dhe theksoi:  

Kur'ani e paraqet Haxhin si një manifestim të robërisë, të përkujtimit e të përulësisë, një mishërim të dinjitetit të barabartë të qenieve njerëzore, një manifestim të rregullimit së jetës materiale dhe shpirtërore të njerëzimit, një manifestim të bekimit e udhëzimit, manifestim të qetësisë morale dhe harmonisë praktike ndërmjet vëllezërve, si dhe një manifestim të neverisë ndaj armiqve dhe përballjes së fuqishme me ta.

Ajetullah Khamenei, duke iu referuar krimeve të pamëshirshmëve të regjimit sionist dhe sigurisht fundosjen e padiskutueshme të këtij regjimi në Gaza, shtoi:

Çështja e distancimit (beraet), këtë vit, është më e spikatur se në të kaluarën dhe sigurisht që nuk lë vend për asnjë konsideratë apo tolerim tek asnjë individ, parti, qeveri apo sekt mysliman. Ky distancim nga entiteti sionist dhe mbështetësit e tij, veçanërisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të demonstrohet me fjalë dhe me vepra nga qeveritë dhe popujt, duke ua ngushtuar kështu lakun xhelatëve.

Në fund të mesazhit të tij, Lideri i Revolucionit Islamik vlerësoi rezistencën e çeliktë të Palestinës dhe popullit të duruar të të shtypur të Gazës, duke theksuar se kjo rezistencë duhet mbështetur plotësisht.

Mesazhi i Liderit Suprem

 

Në emër të Zotit, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit

 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimet qofshin mbi më të Mirin e njerëzimit, zotërinë tonë Muhamed Mustafanë, Familjen e tij të dlirë, shokët e tij të zgjedhur dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Thirrja melodioze Abrahamike, e cila gjatë gjithë shekujve, me urdhrin e Zotit, i thërret të gjithë njerëzit për në Qabe gjatë sezonit të Haxhit, edhe këtë vit tërhoqi zemrat e një mase të myslimanëve në mbarë botën për në këtë fortesë të monoteizmit dhe unitetit dhe i udhëhoqi këto masa të mëdha e të larmishme popullore, duke nxjerrë në pah shtrirjen njerëzore të Islamit dhe forcën e elementit të tij shpirtëror përballë armikut dhe mikut.

Sa herë që tubimi madhështor i Haxhit dhe ritualet e tij të ndërlikuara shihen me përsiatje, ato ngjallin tek myslimani forcën e zemrës dhe janë burim sigurie  për të dhe përhapin tmerr e frikë tek armiku dhe dashakeqi.

Nuk është çudi që armiqtë dhe ata që i duan të keqen Umetit Islam, i shënjestruan këto dy aspekte të obligimit të Haxhit me sulme shtrembërimi e dyshimi, qoftë duke nxjerrë në pah dallimet sektare dhe politike, qoftë duke margjinalizuar aspektet e shenjta dhe shpirtërore.

Kur'ani e paraqet Haxhin si një manifestim të robërisë, të përkujtimit e të përulësisë, një mishërim të dinjitetit të barabartë të qenieve njerëzore, një manifestim të rregullimit së jetës materiale dhe shpirtërore të njerëzimit, një manifestim të bekimit e udhëzimit, manifestim të qetësisë morale dhe harmonisë praktike ndërmjet vëllezërve, si dhe një manifestim të neverisë ndaj armiqve dhe përballjes së fuqishme me ta.

Meditimi mbi ajetet që kanë të bëjnë me Haxhin dhe reflektimi mbi veprimet dhe ritualet e këtij obligimi të pashembullt, na i zbulojnë këto dhe çështje e sekrete të tjera si këto, nëpërmjet strukturës së ndërlikuar të Haxhit.

Ju, të dashur vëllezër e motra haxhilerë, tani po qëndroni në arenën e praktikimit të këtyre të vërtetave dhe mësimeve të ndritura. Afrojeni gjithnjë e më shumë mendimin dhe veprimin tuaj dhe kthehuni në shtëpitë tuaja me këtë identitet të rikuperuar e të përzier me këto koncepte sublime. Pikërisht ky është ai suveniri i vlefshëm dhe i vërtetë nga udhëtimi juaj i Haxhit.

Çështja e distancimit (beraet), këtë vit, është më e spikatur se në të kaluarën. Tragjeditë në Gaza, të cilat janë unike në historinë tonë bashkëkohore, arroganca e regjimit të pamëshirshëm sionist, - që është mishërimi i mizorisë dhe i brutalitetit, dhe sigurisht që po shkon drejt fundit, - nuk kanë lënë vend për asnjë konsideratë apo tolerim tek asnjë individ, parti, qeveri apo sekt mysliman. Këtë vit, distancimi duhet të vazhdojë përtej sezonit të Haxhit dhe kohërave (mikateve) të tij, në vendet dhe qytetet e banuara nga myslimanët në mbarë botën, dhe duhet të përhapet përtej haxhilerëve tek çdo individ.

Ky distancim nga entiteti sionist dhe mbështetësit e tij, veçanërisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të demonstrohet me fjalë dhe me vepra nga qeveritë dhe popujt, duke ua ngushtuar kështu lakun xhelatëve.

Rezistenca e çeliktë e Palestinës dhe e popullit durimtar e të shtypur të Gazës, madhështia e durimit dhe e rezistencës së të cilit bëri që bota t'i lavdërojë dhe t'i nderojë ata, duhet mbështetur në të gjitha mënyrat.

Lus Zotin për fitore të plotë dhe të shpejtë për ta, dhe për ju - të dashur haxhinj - Haxh të pranueshëm! Lutja e pranuar e Argumentit (Imamit) të Fundit të Zotit (U flijoftë shpirti im për të!) qoftë mbështetja juaj!

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju

 

 

Sejed Ali Khamenei

4  Dhul Hixhe 1445

11 qershor 2024

 

Tags