Korrik 08, 2024 09:06 Europe/Tirane
  • Masoud Pezeshkian merr urime nga presidentët e Armenisë dhe Turkmenistanit

“Vahagen Khachaturian”, Presidenti i Armenisë, përmes një mesazhi, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian për fitoren e tij në mandatin e 14-të të presidencës.

Sipas IRNA, cituar nga Armen Press, Khachaturian në mesazhin e tij të urimit theksoi: Jam i sigurt se përvoja dhe njohuritë tuaja do të kontribuojnë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të vendit tuaj. Ai shtoi: Armenia i kushton rëndësi thellimit dhe forcimit të miqësisë shekullore me Iranin bazuar në besimin dhe respektin reciprok. Unë jam i kënaqur të vërej se marrëdhëniet midis Armenisë dhe Iranit po zgjerohen në mënyrë dinamike.  Gjithashtu, presidenti i Turkmenistanit “Sardar Bardimohamedov”, ka uruar Masoud Pezeshkian për fitoren e tij në raundin e 14-të të zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe i ka uruar suksese dhe shëndet presidentit të zgjedhur të Iranit. Duke theksuar se marrëdhëniet midis Turkmenistanit dhe Republikës Islamike të Iranit bazohen në besimin dhe miqësinë e ndërsjellë shekullore, Bardimohamedov tha se është i sigurt se partneriteti strategjik midis dy vendeve do të forcohet më tej me përpjekjet e përbashkëta të të dyja palëve nga të cilat do të përfitojnë popujt e të dy vendeve. “Massoud Pezeshkian” u bë presidenti i zgjedhur i popullit iranian duke fituar shumicën e votave në fazën e dytë të zgjedhjeve të 14-ta presidenciale.

Tags