Araghchi: Mbështetja e Hezbollahut përbën politikën thelbësore të Iranit
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se politika kryesore e Iranit bazohet në vazhdimin e mbështetjes për lëvizjen e rezistencës libaneze Hezbollah.
Araghchi i bëri këto komente të dielën në një takim me Abdullah Safioddin, përfaqësuesin e Hezbollahut në Iran.
Ai shprehu mbështetjen e Iranit për frontin e rezistencës dhe luftën legjitime të kombeve të rajonit kundër pushtimit të regjimit izraelit.
Sa i përket përgjigjes së Iranit për vrasjen e Ismail Haniyeh nga Izraeli, kryediplomati iranian tha: “Ministria e Jashtme iraniane do të koordinohet me forcat e armatosura dhe ne do të veprojmë në mënyrë të tillë që të ruajmë interesat kombëtare, sigurinë gjithëpërfshirëse dhe nderin kombëtar”,.
Safioddin, nga ana e tij, tha se shefi i Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah dhe zyrtarë të tjerë i kanë përcjellë urimet e tyre z. Araghchi për emërimin e tij si ministër i ri i Jashtëm i Iranit.
Gjatë takimit, kryediplomati iranian dhe përfaqësuesi i Hezbollahut diskutuan zhvillimet e fundit në rajon, veçanërisht betejën e frontit të rezistencës kundër Izraelit në Liban, dhe incidentet e vazhdueshme në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor.