Shtator 23, 2024 21:10 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian zhvillon takime të veçanta në Nju Jork

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian zhvilloi takime të veçanta me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, me presidenten e Zvicrës Viola Amherd, me organizatën The Elders, si dhe me drejtues të mediave amerikane dhe ndërkombëtare dhe korrespondentë të lartë në Nju Jork.

Presidenti Pezeshkian, i cili po viziton Nju-Jorkun për të marrë pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të hënën u takua dhe zhvilloi bisedime me Charles Michel.

Presidenti iranian do të mbajë një fjalim në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, për të shprehur pikëpamjet dhe qëndrimet e Republikës Islamike në lidhje me çështje të ndryshme.

The Elders është një organizatë joqeveritare ndërkombëtare e përbërë nga figura publike të njohura si shtetarë të lartë, aktivistë të paqes dhe avokatë të të drejtave të njeriut.

Në takim morën pjesë drejtues dhe korrespondentë të lartë nga media të ndryshme, duke përfshirë NBC, ABC News, CNN, The New Yorker, The Washington Post, The Associated Press, Reuters dhe France-Press.

Ata ngritën pyetje të ndryshme rreth Iranit, çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare dhe presidenti iranian iu përgjigj çdo pyetjeje hapur dhe sinqerisht, duke adresuar gjithashtu disa nga pretendimet e tyre anti-iraniane.

Gjatë qëndrimit të tij 3-ditor në Nju Jork, presidenti iranian është planifikuar të takohet me një sërë liderësh botërorë, zyrtarë të vendeve të tjera, figura fetare, personel mediatik dhe emigrantë iranianë.

 

Tags