Araghchi: Armiku sionist duhet të brengoset për të ardhmen që ka përpara
(last modified Tue, 01 Oct 2024 08:24:28 GMT )
Tetor 01, 2024 10:24 Europe/Tirane
  • Araghchi: Armiku sionist duhet të brengoset për të ardhmen që ka përpara

Duke iu referuar martirizimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit nga regjimi sionist, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit tha: “Armiqtë sionistë të mos gëzohen që kanë bërë një goditje, përkundrazi, ata duhet të shqetësohen për të ardhmen që i pret".

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Abbas Araghchi u takua të hënën pasdite me Abdullah Safijuddin, përfaqësuesin e Hezbollahut të Libanit në Teheran dhe shprehu ngushëllimet e tij për martirizimin e Sejed Hasan Nasrallah, Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes së Rezistencës Islamike libaneze Hezbollah.

Pas këtij takimi, ministri i Jashtëm i Iranit tha në praninë e gazetarëve: "Në të ardhmen, do të shohim se më shumë të rinj, me më shumë forcë do t'i bashkohen Rezistencës, dhe armiqtë sionistë të mos gëzohen që kanë dhënë një goditje. Përkundrazi, ata duhet të shqetësohen për të ardhmen që i pret. E ardhmja i përket Rezistencës."

Ai sqaroi: "Në mesin e miqve tanë në Hezbollahun e Libanit dhe në të gjithë Boshtin e Rezistencës, ne shohim se sa shumë janë shtuar motivet dhe sa shumë janë forcuar zemrat dhe se si përgatiten për të vazhduar rrugën e rezistencës."

Araghchi theksoi: "Edhe ne në Iran do të vazhdojmë të mbrojmë Rezistencën dhe do ta vazhdojmë këtë rrugë dhe, në dashtë Zoti, fitorja përfundimtare do të jetë e afërt."

 

Tags