Tetor 01, 2024 10:25 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian: Irani qëndron me forcë kundër mizorisë dhe krimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi qëndresën kundër mizorisë dhe krimit dhe tha se flamuri i përballjes me mizorinë dhe krimin nuk do të bjerë përdhe.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, të hënën, në margjinat e nderimit të pozitës së lartë të dëshmorit Sejed Hasan Nasrallah dhe dëshmorëve të tjerë të lëvizjes Hezbollah të Libanit në zyrën e kësaj lëvizjeje në Teheran, tha: "Të gjithë pretenduesit e rremë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë, që sot ua kanë ndryshuar vendin shtypësve dhe të shtypurve, duhen diskredituar e mallkuar".

Presidenti i Republikës së Iranit, i cili po fliste për rrjetin televiziv libanez "Al-Manar", deklaroi se sot sistemi i arrogancës, me ndihmën e perandorisë së tij mediatike, ka ndryshuar kuptimin dhe përdorimin e fjalëve dhe shtoi: "Arrogantët, terroristët dhe vrasësit i identifikojnë si shpëtimtarë, ndërsa njerëzit që përkrahin vlerat njerëzore dhe të shtypurit i identifikojnë si terroristë".

Duke qartësuar se "sigurisht jo vetëm në Iran, por në të gjithë botën, njerëzit e lirë po kërkojnë të vendosin të vërtetën dhe drejtësinë", Pezeshkian deklaroi: "Nëse arrogantët mendojnë se duke vrarë gjeneralët dhe luftëtarët e Rezistencës, flamuri i luftës kundër shtypjes, agresionit dhe krimit do të bjerë përtokë, ata gabohen rëndë, pasi ne qëndrojmë fuqishëm kundër padrejtësisë dhe krimit.

Të premten e kaluar (më 27 shtator), regjimi sionist martirizoi Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah, duke sulmuar zonën Dahiya në jug të Bejrutit.

 

Tags