Kanani: Irani i përmbush premtimet e tij
(last modified Wed, 02 Oct 2024 18:50:40 GMT )
Tetor 02, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Kanani: Irani i përmbush premtimet e tij

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani ka paralajmëruar regjimin sionist dhe mbështetësit e tij se Irani vepron me vendosmëri në përmbushjen e premtimeve të tij.

“Bazuar në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ne vepruam me vendosmëri kundër agresorëve mashtrues dhe kokëfortë, duke shfrytëzuar të drejtën për mbrojtje legjitime dhe për mbrojtjen e sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit,” shkroi të mërkurën Kanani në llogarinë e tij në platformën X.

Aftësia, trimëria, fuqia dhe autoriteti i Forcave të Armatosura iraniane, dhe në krye të tyre, mençuria dhe forca e Liderit Suprem, janë një burim krenarie për të gjithë iranianët, shtoi ai.

"Ne i përmbahemi stabilitetit dhe sigurisë së rajonit dhe do të veprojmë ashpër kundër agresorëve," vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane duke shtuar: "Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij duhet të dinë se Republika Islamike e Iranit vepron me vendosmëri sipas fjalëve të saj".

Asnjë veprim aventuresk dhe i pamatur kundër sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare të Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje, theksoi Kanani. Edhe një herë u vërtetua se duart e Iranit mund të arrijnë në çdo pikë që ai dëshiron, tha ai.

E ardhmja e rajonit dhe e Azisë Perëndimore do të projektohet dhe vendoset nga pronarët e tij dhe kombet e tij autoktonë dhe të rrënjosur dhe jo nga agresorët pa rrënjë, vuri në dukje Kanani.

 

Tags