Surpriza të reja dhe goditje më të rënda e presin Izraelin në ditët në vijim
Një komandant i rangut të lartë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka paralajmëruar se në të ardhmen surprizat e reja do t'a kapin Izraelin në befasi dhe do t'i japin goditje më të rënda regjimit kriminal sionist.
Gjeneral brigade Mohammad Reza Nakdi, zëvendëskomandanti i IRGC-së për koordinim, i bëri komentet të martën, tre ditë pasi Izraeli kreu një sulm ndaj instalimeve ushtarake iraniane, për të cilat Irani është zotuar të japë një përgjigje.
Agresioni terrorist erdhi në kohën kur regjimi pushtues sionist është zhytur në moçalin e luftërave të përgjakshme në Rripin e Gazës dhe Liban.
"Në ditët në vijim, do të shihni më shumë goditje dërrmuese ndaj regjimit sionist dhe masa dhe iniciativa të reja për ta kapur atë në befasi," tha ai, duke shtuar se izraelitët "do të përballen me disfata më të mëdha".
Nakdi gjithashtu vuri në dukje se rezistenca në Gaza dhe Liban e ka mposhtur arrogancën globale.
Ai tha se forma e mbështetjes për Izraelin tani është e ndryshme nga ajo e ofruar nga mbështetësit e tij, për shkak të pozitës më të fortë të frontit të rezistencës.
Më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Britania i dhanë Izraelit vetëm armë, ndihmë financiare dhe inteligjencë, tha ai.
Por sot, të dy vendet dërgojnë forca ushtarake dhe anije luftarake në territoret e pushtuara për shkak të dështimit të regjimit izraelit përballë luftëtarëve të rezistencës së Hamasit dhe Hezbollahut.