Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin terrorist në Sistan e Baluchistan
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë, në të cilën dënoi sulmin terrorist në provincën iraniane Sistan e Baluchistan.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë, në të cilën ka dënuar sulmin terrorist në provincën Sistan e Baluchistan.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan ashpër sulmin frikacak terrorist kundër njësisë patrulluese të Komandës së Policisë së Republikës Islamike të Iranit në zonën Goharkuh të qytetit Taftan, në provincën Sistan dhe Baluchistan të Iranit, sulm i cili u krye më 26 tetor 2024.
Ky sulm, i cili u mor përsipër nga grupi terrorist "Xhejshul-Adl", çoi në vdekjen tragjike të 10 efektivëve të policisë iraniane.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së shprehën dhimbjen dhe ngushëllimin e tyre të thellë për familjet e viktimave, popullin dhe qeverinë e Republikës Islamike të Iranit.
Ata theksuan se terrorizmi në të gjitha format dhe manifestimet e tij është një nga kërcënimet më serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksuan nevojën për t'i vënë para përgjegjësisë autorët, organizatorët, financuesit dhe mbështetësit e këtyre akteve të dënueshme terroriste dhe për t'i ndjekur penalisht ata.